“Princesha e gjelbër” çel sezonin artistik në TKEKS për fëmijë

“Princesha e gjelbër” vjen premierë në Teatri Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” për fëmijë duke çelur kështu sezonin artistik . Kjo premierë vjen me regji nga Ledian Gjeçi, skenografi Beqo Nanaj,kostumografe Sofi Kara,nën interpretimin e :Dajana Nenaj, Alba Shëmbari, Ana Guçe, Donald Shehu, Xhuliano Brisku.

Duke qenë se pakujdesia e njeriut me natyrën gjithmon ë më shumë sjell probleme në ciklin tonë të jetës, është e rëndësishme ti paraprijmë sa të mundim këtij shqetësimi aktual por edhe të së ardhmes, duke punuar me të tashmen, me fëmijët.

Në rastin konkret ‘Princesha e gjelbër’ është një vepër me temë ekologjike e cila synon edukimin e fëmijëve në mirëmbajtjen e ambientit.

Në vepër gjenden shumë situata argëtuese dhe personazhe surprizë që luhen nga njerëz dhe nga kukulla. 

Dy prej personazheve kryesorë janë Princesha e gjelbër e cila merr fuqi nga prania e luleve, dhe shtriga e zjarrit e cila merr fuqi nga prerja e pemëve. Personazhet në fjalë janë një materializim i të mirës dhe të keqes që luftojnë me njëra-tjetrën, por fati i kësaje lufte gjendet në duart e njerëzve, sepse ajo që përkrahin njerëzit, ajo fiton.

Është menduar dhe punuar që ky mesazh të zërë rrënjë në mendjet e fëmijëve në mënyrë shumë argëtuese nëpërmjet magjisë së teatrit.

Kjo shfaqje do vijë për publikun e vogël çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:30 ne Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 23 dhe 24 Shtator. /ATA/

Pin It