Festivali Ndërkombëtar i Filmit Studentor në Tiranë, promovim për kineastët e rinj

Nis sot në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Studentor ”First Step Film Festival 2017”.  Ky festival do të zhvillohet në ambientet e Amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve dhe Sallës “Black Box”.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës , duke dhënë ndihmesë në promovimin e kineastëve të rinj.
Këtë vit në garën zyrtare janë 43 filma ku 7 prej tyre janë filma të studentëve shqiptarë. 4 filma vijnë nga studentët e Universitetit të Arteve, 2 nga Akademia e Filmit “Marubi” dhe një nga Universiteti i Prishtinës.

Gjithashtu do jenë dy programe speciale jashtë konkurrimit dhe do të mbahet një workshop mbi zhvillimin e skenarit.
Në ceremoninë e hapjes më 19 shtator 2017, ora 20:00, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve do të shfaqet Programi Special 1, EUROPEAN SHORT FILMS.

Ky program special përfshin 4 prej filmave më të suksesshëm evropianë të vitin 2016. Filma që kanë konkuruar nëpër festivalet ndërkombëtare dhe fitues në festivale të rëndësishëm si Festivali i Kanës, Locarno, Palm Springs dhe të nominuar per Oscar’s 2017 .
Titujt e filmave jane: TIMECODE nga Juanjo Giménez, RED LIGHT nga Toma Waszarov, THE SILENCEnga Franoosh Samadi dhe Ali Asgari dhe VALPARADISO nga Carlo Sironi.

Ky festival do të vazhdojë deri më datë 23 shtator në ambientet e Amfiteatrit pranë Universitet të Arteve. /ATA/

Pin It