“Nje Gur Gabim” dhe ‘Gjetja e festes së humbur’ premierë në TKEKS

mia-petra-lathos-960x580

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell për publikun artëdashës dy premiera interesante. “Nje Gur Gabim” është komedia  bashkëproduksion i TKEKs me teatrin “Praksi Efta” në Athinë. Vepra “Një Gur Gabim” shpërfaq mardhënien nënë e bijë, që me kalimin e kohës, madje që në kohët e lashta, në vende e popuj të ndryshëm, vazhdon të jetë e vështirë në të njëjtën mënyrë , shpesh e egër, por edhe njësoj shpenguese. Për këtë dhe është teatralisht interesante. Nje shfaqje bilinguale kur në të njëjtën kohë interpretohet në dy gjuhe Shqip dhe Greqisht nga katër aktore, dy shqiptare dhe dy greke. Kjo shfaqje ka patur premieren në Athinë në date 14 tetor dhe është luajtur 15 herë në Athinë në teatrin “Tehni Karolos Kun” dhe tre shfaqje në Patra. Shfaqja është pritur shumë mire si nga publiku ashtu dhe nga kritika. “Nje Gur gabim” do te luhet ne skenën tonë në datat 3,4,8,9,10,11,15,16,17,18 dhjetor, dhe në dt.5 dhjetor do të jetë në Sarande, ne dt. 6 dhjetor ne Gjirokaster dhe në dt. 7 dhjetor në Elbasan.

Nuk mund të mungonte një shfaqje për vogëlushët në këto prag festash.

thumbnail_web

‘Gjetja e festes së humbur’ ben fjalë për dy femijë që i mendojne festat si qenie të gjalla të cilat vijnë afër nesh vetem në data të caktuara dhe na japin lumturi. E meqe nuk i presin dot keto data, ata hedhin idene per të shkuar të shtepia e babagjyshit të Krishtlindjes pasi mendojne se aty jetojnë festat, dhe bejne plan t’i marrin ato e t’i sjellin në shtëpine e tyre, por nuk dinë rrugen për atje. Dhe nderkohe per çudi kapelja qe ata kane ne dhomë fillon flet dhe u prin rrugën për të gjetur festat. Ata dalin nga shtëpia dhe ecin në pyll, aty ndeshen me situata të rrezikshme dhe argetuese, ku secila u sherben per një mesim të mirë, deri sa arrijne te shtepia e babagjyshit, aty nuk gjejne festa, por gjejne vendin e sigurt se ku jane festat…

Vepra ka gjithsej dhjete personazhe ku pese nga këta jane kukulla, ka larmishmeri karakteresh edhe situatash te cilat nuk bien asnjehere në perseritje, dhe të gjithë personazhet interpertohen vetem nga katër aktore, që realizojnë edhe impostime të ndryshme zërash. Në personazhet njerez jane një familje me dy prindrit dhe dy femijet, djalë e vajze, gjithashtu edhe babagjyshi i Krishtlindjes.Në personazhet kukulla eshte: kapelja, krokodili, gjarpri, breshka, dhe bufi. Secila nga këto nuk është krijuar si personazh që t’i sherbej aksionit dramatik të vepres, por është krijuar që së pari të shfaqë simbolika të rendesishme te cilat vijnë nëpërmjet aksionit dramatik. Tashmë e bërë traditë në TKEKS për femijë, duke filluar nga datat 3 dhe 4 dhjetor çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:30  vogëlushet do të mund të ndjekin një shfaqje që i dedikohet atmosferes festive të fundvitit.

 

 

 

 

 

Pin It