”Going in Style” dhe ”The Shack”, dy premierat që sjell Kinema Millennium

 
”Going in Style” dhe ”The Shack” janë dy premierat e javës që vin në Kinema Millennium.Yjet e Hollivudit, fitues të statujës Oskar, Morgan Freeman, Michael Caine dhe  Alan Arkin bashkohen në një aventurë të re. Ata vijnë në rolet e tre të moshuarëve Willie, Joe dhe Al –të cilët pasi mësojnë se banka përdor pensionet e tyre për të përfituar, ndërkohë që ata nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e tyre për shkak të mosmarrjes së pensionit vendosin që të ndërmarrin një veprim ekstrem duke vjedhur pikërisht bankën që i ka mashtruar.
E gjithë aventura e tyre titullohet “Going in Style”, një komedi e drejtuar nga regjisori Zach Braff bazuar në skenarin e shkruar nga Theodore Melfi. Një version i filmit të suksesshëm me të njëjtin titull të vitit 1979 drejtuar nga Martin Brest dhe me aktorë protagonistë  George Burns, Art Carney e Lee Strasberg, 
“Going in Style” ka mes aktorëve dhe Ann-Margret,  Matt Dillon të dy kandidatë për cmimin Oskar si dhe Joey King John Ortiz e Christopher Lloyd .Filmi shënon të dytin bashkëpunim midis aktorëve  Michael Caine dhe Alan Arkin pas filmit “Woman Times Seven “(1967). Në një bashkëpunim  tjetër aktori Caine vjen edhe me Morgan Freeman ku të dy janë parë në triologjinë “The Dark Knight”.  Por dyshja Morgan Freeman dhe Alan Arkin shihen për herë të parë së bashku në ekranin e madh.
Dhe ashtu si versioni i parë i këtij filmi, pritet që edhe ky prodhim të jetë një sukses në kinematë amerikane dhe më gjerë pasi ka marrë natyrisht bekimin e kritikës së specializuar. 
 “The Shack” është një dramë fantashkence, e drejtuar nga Stuart Hazeldine dhe shkruar nga John Fusco, bazuar në romanin me të njëjtin titull të vitit 2007 dhe autor William P. Young. Në film interpretojnë aktorët e njohur Sam Worthington, Octavia Spencer, Graham Greene,si dhe  Radha Mitchell, Alice Braga e Tim McGraw.
Mackenzie (“Mack”) Phillips ka vuajtur tmerrësisht si fëmijë në duart e një babai të alkoolizuar. Tashmë si një i rritur është  i martuar dhe me tre fëmijë, Kate, Josh  dhe Missy. Por jeta e  Mack ndryshon kur vajza më e vogël Missy zhduket gajtë një kampingu ndërsa ai ishte duke ndihmuar dy fëmijët e tjerë në një aksident me kanoe. Policia mendon se Missy është viktimë e një vrasësi pas gjen fustanin e saj dhe gjak në një kabinë. Tragjedia shokon Mack derisa ai merr një telegram misterioz të nënshkruar nga “Papa” (sic e quan gruaja e tij Zotin) duke e ftuar atë që të shkojë tek kabina. Teksa mbërrin atje, Mack con nëpër mendje edhe vetvrasjen derisa takon një treshe të huajsh që duan të ndihmojnë atë që të kuptojë dhe të falë.
Në vitin 2005,shkrimtari kanadez William Paul Young bënte tre punë dhe jetonte me gruan dhe katër nga gjashtë fëmijët e tij kur humbi shtëpinë si pasojë e falimentimit. Gjatë udhëtimit të tij përditshëm me metro ai filloi të shkruante një roman ku të shprehte ndjenjat e tij rreth Zotit. Ishte një dhuratë nga zemra për fëmijët e tij, të cilëve për shkak të mungesës së parave nuk mund t’u blinte asgjë. Por ndërsa priste që romani të lexohej vetëm nga familja e tij, Libri në fakt kapërceu pragun e shtëpisë dhe u publikua nga miqtë duke shitur më shumë se 20 milionë kopje.
Xhirimet  e filmit u bënë në Vancouver të Kanadasë. Filmi është shfaqur premierë më 3 mars në SHBA dhe deri më sot ka arkëtuar 53 milionë dollarë. Kritika e vlerëson si një film frymëzues, të portretizuar bukur si dhe provokues. Premiera e dy filmave do jetë më 6 Prill. /ATA
Pin It