Ditët janë gjithmonë të ftohta në Gjermani, sidomos tani që vjeshta ka pushtuar me gjethe çdo rrugë apo park.Është shumë normale të shikosh njerëz të ulur në urban duke lexuar, në kafene apo stola të vetmuar.E megjithatë nuk të jepet çdo ditë mundësia të takosh një autor që e ke shumë përzemër. Historia vashdon ashtu si titulli origjinal i librit “Tingujt e Zemrës” me nota sa trishtimi ashtu dhe lumturie. Gjithçka fillon të marrë formë, kuptim duke u shëndërruar në librin që të gjithë njohim në Shqipëri me titullin “Në gjurmët e një përralle”.I botuar prej disa muajsh nga Shtëpia Botuese “Pegi” tashmë autori gjerman Jan Philipp Sendker është pjesë e botës së librave që unë kam lexuar.
Kur zbulova që më 6 tetor ai do të ishte duke zhvilluar një “Festval Leximi” vetëm disa kilometra larg shtëpisë ku banoj, vendosa të iki dhe të marr librat me autograf si një simbol i rëndësishëm i takimit me një autor. Kur u fut në skenën e një dhomë mesatare me dhjetra lexues ishte nervoz, a thua ishte takimi i tij i parë me lexuesit.Ndërkohë që promovonte librin e tij të fundit, libri i tretë i triologjisë që merr jetë në Kinë.
Ai lexoi dhe foli për romanet e tij në një formë shumë të thjeshtë dhe për 90 – të minuta rrëmbeu vëmendjen e çdokujt në sallë.I bëri të qeshin, të qajnë, të mendojnë për mesazhet e librave të tij dhe në fund për kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe jetës. Një njeri me humor të mrekullueshëm, një rrëfimtar i thjeshtë dhe shumë i dashur me audiencën. Tregoi shumë eksperienca me lexuesit e tij, momente që e kishin prekur dhe i kishin bërë përshtypje. Përpara kishte vëllimin e tretë të triologjisë “Am anderen Ende der Nacht” (Në fundin tjetër të natës) dhe një gotë ujë. Foli plot entuziazëm, lexoi kapitullin e parë, të 12 – të dhe 13 – të të librit në momente të ndryshme për të mos e mërzitur audiencën.
Një nga gjërat më interesante padyshim ishte rrëfimi i ëndrrës së tij të fëmijërisë për të botuar një libër në Amerikë.Ju desh të priste shumë vite pas botimit të librit “Në gjurmët e një përralle” në vitin 2002 në Gjermani. E pagoi vetë përkthyesin, investoi shumë dhe iu detikua totalisht këtij qëllimi. Ishte shumë e vështirë u refuzua disa herë, por në fund ia doli. Ka arritur të shesë rreth 500 mijë kopje librash në Amerikë, një gjë shumë e rrallë kjo për një autor gjerman, të jetë kaq i suksesshëm jashtë kufijëve. Ai ia doli dhe sot ka me miliona fansa kudo në botë sepse libri i tij është përkthyer në rreth 30 – të gjuhë, ndër ta dhe shqip.
Pasi një orë e gjysëm rrëfim dhe lexim nga ky njeri i madh si në shpirt ashtu dhe në shkrimet e tij falenderoi me mirënjohje për dëgjimin dhe faktin që ishim aty për të. Shumë njerëz rendën tek këndi i librit, pasi shumë prej tyre ishin thjesht shoqërues të lexuesëve të tij.E megjithatë pasi e dëgjuan ato u shëndërruan në lexuesit e ardhshëm.Në pak minuta librat u shitën të gjithë.Unë isha pajisur me tre kopje të librit “Në gjurmët e një përralle”.Ia ku erdhi momenti im. Çohem nga rrieshti i dytë ku kisha zënë vend dhe zë rradhën për të firmosur librat e mi në shqip. Isha shumë e paduruar.Mezi po prisja që i vetmi person që kisha përpara të mbaronte. Ai firmosi dy librat për zonjën. Shkruante me dorën e djathtë dhe gjithmonë shënonte datën dhe vendin ku po e firmoste librin.Ishte ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë.
Dhe ia ku erdhi rradha ime. Me tre libra në duar i prezantohem dhe i rrëfej që kisha ardhur nga Shqipëria.Librat ishin në shqip dhe i tregova për suksesin në Shqipëri të librit të tij të parë.Ishte shumë i surprizuar. I dhurova një nga kopjet e librit, si dhuratë nga Shtëpia Botuese “Pegi” dhe më pas mora dy kopjet e tjera dhe i firmosi. Një mesazh për mua, një falenderim për shtëpinë botuese.Është një triumf personal i cili mbetet në bibliotekën tënde përgjithmonë.
Fola disa minuta me të, bëra disa foto dhe kjo mërziti pak njerëzit që kisha pas.Nuk mund të rrinin gjithë natën duke më pritur. I lumtur për këtë surprizë që mori më dha kontaktet e tij personale dhe premtimin për një intervistë shumë shpejt. Intervista u realizua pas pak ditësh dhe vijon si më poshtë.
- Ju keni punuar si gazetar për shumë vite me rradhë përpara se të filloni të shkruani libra. Kur ishte momenti i parë që kuptuat se duhet të ishit një shkrimtar dhe jo një gazetar?
Kam dashur gjithmonë të jem një autor librash. Mbaj mend që në moshën 13 – të vjeçare. Gazetaria ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për mua.Unë kam qenë gazetar korrispondent në Nju Jork dhe Azi për revistën gjermane “Stern”, ku mësova shumë për botën.Mësova më shumë për njerëzit dhe kushtet e tyre të jetës, për gjërat e kohës tonë, por ishte një eksperiencë reciproke.Unë doja të shkruaja romane.Këtë kam dashur gjithmonë dhe fillova të bëj në moshën 39 – të vjeçare me librin “Arti i dëgjimit të rrahjes së zemrës”.
- A ju ndihmoi eksperienca juaj si gazetar për të ndërtuar historitë e romaneve tuaja?
Po shumë.Unë kam jetuar në Hong Kong për katër vite dhe kam udhëtuar në thuajse gjithë rajonin.Atje mësova të njoh vendin, njerëzit dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi çdo roman i imi merr jetë në Azi. Duke mos qenë me prejardhje aziatike është e nevojshme të bësh shumë kërkime.
- Sa e vështirë ishte për ju të botoni librat tuaj në Gjermani apo në vende të tjera, duke përfshirë këtu dhe vendin tim, Shqipërinë? Cilat ishin sfidat qëiu shoqëruan në këtë proçes.
Ishte shumë e vështirë për mua. Ka kaq shumë autorë dhe libra. Unë isha thjesht një gazetar.Në fillim romani im i parë nuk pati ndonjë sukses të madh në Gjermani. Mu deshën plot 10 – të vite për të përkthyer romanin në anglisht dhe ta publikoj në SH.B.A. Më vonë u bë një sukses shumë i madh dhe të kudo në botë ka njerëz që duant’i lexojnë librat e mi.
- Si ndjeheni kur njerëzit flasin rreth librave tuaj?
Ndihem i nderuar dhe përulem që kaq shumë njerëz në kaq shumë vende lexojnë librat e mi dhe kanë ndikuar tek ta.Është njëëndërr e bërë realitet dhe librat e mi më kanë mësuar se unë shkruaj rreth historive dhe emocionave universale. Unë besoj shumë fort që ne si njerëz kemi më shumë gjëra qëna bashkojnë, se gjera që na ndajnë.
- Pse shkruani? Çfarëiu inspiron të shkruani? A shikoni si një formë komunikimi me botën?
Unë shkruaj sepse e adhuroj të rrëfej histori.Jeta më inspiron dhe po padyshim është forma ime për të komunkuar me botën.
- Cili nga librat që keni shkruar është më i dashur për ju?
Të gjithë janë për mua të dashur.Nuk ka diferencë.
- Ju keni shkruar dy romane që marrin jetë në Burma dhe pastaj keni shkruar për histori që ndodhin në Hong Kong (Nëse nuk jam gabim). Aështë kjo e lidhur me ndonjë emocion të veçantë që krijuat për këto vende?
Në fakt unë kam shkruar dy romane që marrin jetë në Burma “Arti i dëgjimit të rrahjes së zemrave (në shqip me titullin “Në gjurmët e një përralle”) dhe “Një zemër e rrëmbyer”. Romane që kanë një sukses më vonë dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Më pas shkrova tre romane, një triologji që merr jetë në Kinë “Hije pëshpëritëse”, “Lojrat e dragoit” dhe romani i sapo publikuar “Në fundin e natës tjetër”.Ky i fundit është në proçes përkthimi në anglisht.
Romanet kanë marrë jetë nga ndjesitë që fitova dhe çdo njeriu që njoha. Ata më shëndërruan në shkrimtarin që unë jam sot.
- A mund tëna ndani diçka nga jeta juaj personale. A ju kanë mbështetur në proçesin e shkrimit dhe publikimit të librave?
Prej 25 vitesh jam i martuar dhe ka tre fëmijë. Ime shoqe është redaktoria më e rëndësishme.Ajo lexon gjithçka që unë shkruaj, më jep sygjerimet e saj dhe disktojmë rreth asaj që jam duke ndjerë në proçesin e shkrimit. Me bindje të plotë them që pa të nuk do të kisha arritur të shkruaja asnjë nga librat e mi.
- A do t’iu pëlqente të takonit lexuesit tuaj shqiptarë? Keni menduar ndonjë surprizë për ne?
Do më pëlqente shumë të takoja lexuesit e mi shqiptarë. Më vjen mirë që “Në gjurmët e një përralle” (Arti i dëgjimit të rrahjes së zemrës)është kaq i lexuar dhe mbase shtëpia botuese do tëmarrë përsipër të botojë dhe vashdimin e romanit tashmë të botuar me titullin “Një zemër e rrëmbyer”.
Vashdimi i historisë rrëfen që Julia kthehet në Burma për të ritakuar gjysmë vëllain e saj pas dhjetë vitesh. Një roman tjetër po aq i fortë emocionalisht sa i pari. Do doja shumë që lexuesit shqiptar të kishin këtë roman në duar dhe pse jo të bëja një vizitë në Shqipëri.
- Jeni më i mirë si lexues apo si autor?
Mendoj që jam një kombinim shumë i mirë të dyjave.Nuk mendoj se kanë ekzistuar autorë që unë nuk kanë qenë lexues të shkëlqyer.
- Ndonjë këshillë për autorët e rinj? Çfarë të “shkruajnë” dhe “lexojnë”?
Mos u dorëzoni kurrë. Jini gjithmonë kuriozë dhe plot me pasion.
Intervistoi: Flogerta Krypi