“Një gur gabim”, shfaqja greke që rikthen Luiza Xhuvani në TEKS

15227865_10211245106833665_482481438_n-e1480443473757

Rikthehet sërish në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” aktorja e njohur Luiza Xhuvani , por këtë herë në shfaqjen e regjisorit grek Kostandinos Zamanis “Një gur gabim”. Xhuvani nuk është vetëm një ndër aktoret kryesore në këtë shfaqje por edhe përkthyesja e veprës në gjuhën shqipe. Në role të tjera intepretojnë aktorët Xheni Stavropulu, Eleni Ludjana – Thanasi dhe Peni Papajeorjiu.

Vepra “Një Gur Gabim” shpërfaq mardhënien nënë e bijë, që me kalimin e kohës, madje që në kohët e lashta, në vende e popuj të ndryshëm, vazhdon të jetë e vështirë në të njëjtën mënyrë , shpesh e egër, por edhe njësoj shpenguese. Për këtë dhe është teatralisht interesante. Vepra do të shfaqet më datat 3 deri më 17 dhjetor në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në mars të këtij viti Xhuvani u ngjit në këtë skenë në rolin e Hamletit në veprën me të njëjtin titulll të regjisorit Enke Fezollari. Një Hamlet pa gjini ashtu si regjisori Fezollari e kishte konceptuar këtë shfaqje që të çonte larg në histori .

Pin It