Studim: Në të ardhme ADN-ja do të jetë ‘provimi’ për në universitet

adn-003

Mbase tingëllon çuditshëm, por në një të ardhme ADN-ja jonë do të shërbejë si ‘provim’ për të hyrë në universitet.

Studiues nga Britania e Madhe janë fokusuar në studimin e gjenetikës për të parë sesi ndikon ajo në arsimimin tonë dhe këtë studim e quajtën ‘’gjenomet edukative’’.

Në një artikull të publikuar në “The Conversation”, lektorja Darya Gyasina thotë se në një të ardhme jo të largët provimet universitare mund të zhduken dhe të zëvendësohen me analizimin e ADN-së së një personi për të përcaktuar fushën ku ai është i prirur dhe ka më shumë mundësi që të ketë sukses.

Një tjetër studim i realizuar në maj nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, ku u analizuan të dhënat gjenetike të 300 mijë personave, u gjetën një numër i madh gjenesh që kishin të bënin me edukimin.

Nga ky studim doli në përfundim se janë mbi 74 gjene që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin në arsimim. Megjithatë autorët vënë në dukje se lidhja mes llojit të gjenomit dhe suksesit në arsimim në jetë është modeste, rreth 0.43 % e kontributit total të ADN-së.

Pin It