Katër stinët e jetës

apple tree in four seasons

Një burrë kishte katër djem dhe donte t’u jepte një mësim të çmuar për jetën. Kështu ai i dërgoi djemtë në një udhëtim dhe në kthim iu tha të shihnin një pemë dardhe në një vend të largët.

Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe i katërti në vjeshtë. Kur të gjithë u kthyen ai i mblodhi së bashku dhe iu kërkoi të përshkruanin çfarë kishin parë.

Djali i madh tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e rrudhur. Djali i dytë e kundërshtoi dhe tha se ajo ishte e mbushur me sytha të gjelbër dhe plot premtim. I treti nuk ra dakord me ta dhe tha se pema ishte e lulëzuar, kishte aromë të mirë dhe dukej kaq e bukur, sa ishte gjëja më e shkëlqyer që kishte parë ndonjëherë. I katërti nuk pajtohej me asnjërin nga ata. Ai tha se pema ishte e pjekur, me fruta, plot jetë dhe e përplotësuar.

Atëherë burri iu shpjegoi djemve se ata të gjithë kishin të drejtë, sepse ata kishin parë vetëm një stinë nga jeta e pemës. Ai iu tha atyre se nuk mund të gjykohet një pemë, apo një njeri, nga vetëm nje stinë dhe se esenca e asaj që ata janë në të vërtetë dhe gëzimi, lumturia dhe dashuria, që marrim nga jeta, mund të maten vetëm në fund, kur janë përmbushur të gjitha stinët.

Nëse hiqni dorë kur është dimër, do humbisni premtimin e pranverës, bukurinë e verës, përplotësimin e vjeshtës. Mos lejoni dhimbjen e një stine të shkatërrojë gëzimin e pjesës tjetër. Mos e gjykoni jetën nga një stinë e vështirë. Qëndroni të vendosur gjatë kohëve të vështira dhe herët a vonë kohë më të mira do të vijnë me siguri.

Pin It