Parashikimi i motit, e enjte 26 janar 2017

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat jugore duke i rrezikuar këto zona nga reshje afatshkurtra. Por pritet që pasditja dhe orët vijuese të sjellin largim gradual të vranësirave duke bërë që i gjithë territori të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Vendet e rajonit Ballkanik paraqiten me vranësira të herë pas hershme dhe intervale kthjellimesh por mundësia për reshje është shumë e vogël. Po ashtu, edhe Rajoni do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Ndërsa mot i kthjellët por i ftohtë do të dominojë pjesën më të madhe të Europës ku pritet që temperaturat të ulen deri në -20 gradë celcius në Ukrainë dhe Rusi. Krejt ndryshe paraqitet moti në brigjet perëndimore nga Portugalia deri në Ishujt Britanikë ku do të ketë dominim të vranësirave dhe reshje shiu e dëbore.

 

Pin It