Opsioni i ri i Google Maps mban mend ku e keni parkuar makinën

Google Maps në përditësimin e tij ka një opsion të dobishëm. Tani e tutje Google Maps do të mbajë mend vendin ku keni parkuar makinën.

Me rastin e lëvizjes së këtij opsioni duhet të shtypni pikën e kaltër dhe pas kësaj në vendin ku e keni parkuar do të dalë shenja ‘P’.

Gjithashtu aplikacioni të jep mundësinë që ta zgjasësh orën e parkimit në rast se koha të ka mbaruar.

Ekziston edhe mundësia që të shkruani koment për vendin ku e keni parkuar makinën, në mënyrë që ta gjeni më lehtë vendin.

Përditësimi i ri i Google Maps deri tani është i mundur vetëm për përdoruesit e Android.

Pin It