Karta e rezidentit, parkim falas për banorët e Tiranës

258051_m

Qytetarët e Tiranës do të pajisen së shpejti me kartën e rezidentit, ecila do mundësojë parkim falas për banorët e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit në zonën e Bllokut “Shushica”, si pjesë e projektit pilot. Më pas shpërndarja e kartës do të përfshijë edhe zonat e tjera të Tiranës.

Projekti synon pajisjen me kartë rezidenti të të gjithë banorëve që aplikojnë pranë Agjencisë “Tirana Parking”. Qytetarët rezidentë do të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi.

Kartat e rezidentit do të kenë afat përdorimi 12-mujor. Kjo pullë identifikuese do të jetë “e personalizuar” dhe duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme”. Në të do të shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që rezidentët do të kenë vende të personalizuara në parkim. Në vendet e përcaktuara për parkim për ata do të kenë të drejtë të parkojnë edhe banorët e tjerë.

Pin It