VISARE SHQIPTARE – GUIDAT TURISTIKE SHQIPTARE

ryteryry

Në ‘Visare Shqiptare’ këtë javë folëm për guidat turistike shqiptare. I ftuari jonë Artion Zotkaj, një njohës i mirë i tyre na solli në studio shpjegimet e duhura se çfarë është një guidë, çfarë përmban dhe si operon ajo.

Një guidë turistike i nevojitet çdo kujt që nuk ka informacionin e duhur për vendet që nuk ka shkelur ndonjëherë. Mund ta kesh parë në media apo diku gjetkë, por në mënyrë që destinacioni të bëhet i lehtë dhe i aksesueshëm duhet të ndjekësh një guidë turistike, kështu u shpreh i ftuari jonë.

Artioni tha se në Shqipëri operojnë disa guida, janë ato të bizneseve, të shoqatave të cilat janë të rregjistruara në disa struktura si dhe guidat e amatorëve, që përfshijnë iniciativat personale.

Në një udhëtim nuk mjafton vetëm një guidë, ne përdorim më shumë se një si dhe nuk mund të lëvizin më pak se katër persona në grup për shkak të rreziqeve që mund të jenë gjatë rrugës, u shpreh Artioni.

Më tej Artioni tha se një pjesë e mirë e pikave turistike shqiptare paraqiten nëpër guida. Të parat janë alpet shqiptare,ato janë ajka e guidaave dhe për shkak të egërsisë dhe natyrës së paprekur turistët i duan ato. Edhe pjesa e jugut, duke përfshirë Përmetin, Gjirokastrën pasqyrohen në këto guida dhe vihet re një rritje e njerëzve që duan t’i vizitojnë.

Ndër të tjera i ftuari vuri theksin tek profesionalizmi i guidave shqiptare.Një turist më mirë të mos e vizitojë fare Shqipërinë, sesa të vijë e të ik me një shije, shërbim të keq. Një përshtypje e keqe, na kushton më shumë duke na prishur imazhin, nënvizoi Artioni.

Për më shumë detaje ndiqni bisedën e plotë në:

https://soundcloud.com/spektrum-group/visare-shqiptare-guidat-turistike-shqiptare

Pin It