Revista Vogue: Tirana, destinacion plot gjallëri e aventurë

Një nga revistat më të njohura në botë, Vogue ka shkruajtur një reportazh për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. tDuke e konsideruar si një vend që është transformuar në një destinacion plot gjallëri dhe të përballueshëm, shkruajnë:

“Tirana nuk duket aq tradicionale dhe piktoreske por impresionon si një qendër shpirtërore, urbane me një personalitet të fortë të formuar nga një histori e trazuar.

Nuk harrojnë të përmendin disa nga pikat turistike si Muzeu Kombëtar, Bunk’Art etj. Ndër të tjera flasin për ushqimet dhe pijet, të cilat kanë elemente jetësore dhe shoqërore të kulturës së Tiranës.

Bledar Kola, një kuzhinier i njohur që punoi në Londër dhe Kopenhagen ka thënë për ushqimin shqiptar: “Tirana është thelbi i Shqipërisë, një qytet i gjallë, plot energji dhe shpresë. Po bëhet cdo ditë e më shumë një destinacion gastronomik, i cili lejon që të eksperimentojë me përbërës si shafrani, gjethet e egra dhe manat. Produktet e freskëta dhe organike nuk janë luks për ne. Mund të kemi peshk të freskët nga deti ose kërpudha nga malet për disa orë.

Duke mos lënë pas plazhet e Rivierës Shqiptare dhe pamjet natyrore në juperëndim të vendit, Vogue përmend Tiranën si një vend të këndshëm dhe kozmopolitan për një aventurë bregdetare në Ballkan.

Pin It