Rama në Samitin 16+1, përforcim i bashkëpunimit me Kinën

rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Riga të Letonise për të marrë pjesë në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Samiti përfshin diskutime rreth fushave të ndryshme si energjia, infrastruktura, transporti, teknologjia, bujqësia, zonat ekonomike, shëndetësia, mjedisi, arsimi, kultura, financa, qeverisja lokale.

Në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, Rama theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, që shërbejnë si bazë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Ai falenderoi homologun Li Keqiang për inkurajimin që jep qeveria kineze ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri, si kompania China Everbright që menaxhon aeroportin e Rinasit dhe kompania Geo-Jade Petrolium Corporation që ka marrë në pronësi Bankers Petrolium.

Kina është aktualisht partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7,7% të vëllimit të përgjithshëm tregtar.

Nisma “16+1” synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Pin It