Sot në 107- vjetorin e Policisë së Shtetit është përuruar reparti i ri i RENEA-s.
Ky investim kap shifrën e 10 milion eurove dhe sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ardi Veliu, nga kjo shumë, 7.6 milion euro janë kontribut i qeverisë shqiptare ndërsa 2.4 milion janë kontribut i BE-së.
Gjithashtu ai pohoi se brenda muajve të parë të 2020-tës, policia e shtetit do të plotësohet me flotë tokësore dhe me mjete dinjitoze për shërbimet e saj. Duke e mbyllur me synimin për të transformuar Akademinë e Policisë.