Shtyhen fluturimet e Kompanisë Alitalia për ditën e nesërme

Autoriteti i Aviacionit Civil, nëpërmjet një komunikimi zyrtar bën me dije se për shkak të grevës së paralajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:

AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45

Gjithashtu në këtë njoftim thuhet se këshillohen të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë nga këto udhëtime të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre.

 

Pin It