Fara e zezë,shërim për çdo gjë përveç vdekjes

 

Është e pamundur të mos  e keni parë farën  e zezë, qoftë edhe një herë të vetme, por me siguri  ju nuk i keni ditur vlerat e saj të jashtëzakonshme. Në lidhje me këtë Profeti Muhamed (a.s) ka këshilluar në një thënie të Tij profetike: “Përdoreni farën e zezë, ajo është shërim për çdo gjë përveç vdekjes”. Kjo thënie profetike është vërtetuar nga shkenca edhe pse mbi 1000-vite më pas.

Duke filluar nga eliminimi i baktereve të dëmshme në trup, e deri tek rigjenerimi i qelizave dhe indeve trupore, më poshtë do t’ju njohim me disa prej përfitimeve shëndetësore të Farës së Zezë.

Tipi 2 i diabetit

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy gramë në ditë të farës së zezë mund të rezultojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, bashkë me zvogëlimin e rezistencës së insulinës, si dhe rritjen e funksionit të qelizës beta në pankreas.

Epilepsia

I publikuar në Medical Science Monitor, një studim ka zbuluar se Fara e Zezë është efektive në zvogëlimin e shpeshtësisë së krizave të epilepsisë tek fëmijët .

Kanceri në zorrë të trashë

Në disa studime qelizore, Fara e Zezë është zbuluar se ka veti antikanceroze, më hollësisht e ndalon rritjen e qelizave kanceroze në zorrë të trashë. Në një studim me minj, kjo farë e ka luftuar me sukses kancerin në zorrë të trashë dhe nuk ka pasur efekte anësore.

Mbrojtja nga sulmet në zemër

Një ekstrakt nga Fara e Zezë është zbuluar që posedon kualitete për mbrojtjen e zemrës, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zemrës.

Kanceri i gjirit

Disa studime e kanë ndërlidhur ekstraktin thymoquinone nga nigella sativa me reduktimin e rritjes së kancerit në gji dhe rritjen e apoptozës (qelizë e vdekjes) në qelizat kanceroze të gjirit.

Këto përfitime shëndetësore të kësaj fare janë vetëm maja e ajsbergut. Shumë studime tjera të ndryshme tregojnë se kjo farë misterioze është më e shëndetshme se ç’mund të imagjinojmë!

Pin It