Vetë kompania jep alarmin:”Mos i konsumoni këto çokollata!”

 

 

Çokollatat janë prej ëmbëlsirave më të preferuara. Edhe pse dietologët përveç çokollatës se zezë, nuk na e rekomandojnë konsumin e çokollatës, shumicën e rasteve ne thjeshtë nuk i rezistojmë dot tundimit të saj.

Pak kohë më parë u raportua se çokollatat “Mars” janë të dëmshme për shëndetin tonë dhe kjo jo thjeshtë për kaloritë e tepërta. Skandali i këtyre çokollatave doli atëherë kur u vërtetua se brenda tyre kishte copëza plastmasi.

Eshtë përhapur alarmi për një tjetër lloj çokollate, e cila është prekur nga një bakter vdekjeprurës.

Sipas “The Sun”, kompania Mars ka njoftuar se do të tërheqë nga Britania e Madhe qindra mijëra çokollata Galaxy, pasi janë prekur nga bakteri i salmonelës.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i konsumojnë ato.

Pin It