Receta e ditës/ Mini kek

Përbërësit:

2 vezë

1 gotë sheqer

2 filxhanë vaj

2 gota qumësht

2 gota miell

2 filxhanë  me copëza çokollate/fruta te freskëta

1 lugë gjelle vanilje

Përgatitja:

Vezët dhe sheqerin i rrahim  mirë, pastaj i shtojmë qumështin dhe vajin. Pasi i përziejmë mirë këta përbërës i shtojmë miellin, vaniljen dhe copëzat e çokollatës. Me masën e përgatitur mbushim  format e kekut dhe i vendosim në furrë për pjekje në temperaturë 150-160 gradë celsius. Në fund i zbukurojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Pin It