Parashikimi i motit, e martë 13 qershor 2017

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë nga veriu i Afrikës do të bëjnë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të dominojnë në  pjesën më të madhe të territorit, përjashtim bëjnë zonat malore-lindore të cilat do të kenë herë pa here kalime vranësirash të lehta.

Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe orët e pasdites duke përfshirë edhe natën do të mbeten me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Pin It