Kalendari historik: 13 qershor

13 Qershori është dita e 164-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 201 ditë.

 

313 – Dekreti i Milanos, nënshkruar nga Konstandini i Madh dhe bashkë-perandori Valerius Licinius, që u jep lirinë fetare të gjithë banorëve në Perandorinë Romake, shpallet në Nicomedia (sot Izmit, në veriperëndim të Anadollit).

1525 – Gjermani; prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane.

1774 – Amerikë; Rhode Island bëhet e para koloni britanike e Amerikës së Veriut që ndalon importimin e skllevërve dhe mbyll kufijtë për të penguar trafikimin e tyre.

1865 – Në Dublin, Irlandë, lindi William Butler Yeats – poezitë e para i botoi 19 vjeç; i bashkohet lëvizjes revolucionare Vllazëria Republikane Irlandeze. Në raportet e policisë më 1899, Yeats përshkruhet “pak a shumë revolucionar”. Më pas ai tërhiqet pas folklorit dhe përpiqet të bëjë atë që vëllezërit Grim bënë për gjermanët – mblodhi dhe botoi legjendat irlandeze.

1912 – SHBA; Federata Panshqiptare Vatra njihet zyrtarisht nga shtetit Masaçusets. Ky zhvillim e përfshin Vatrën në lëvizjen e rilindjes Kombëtare në rol kryesor gjatë etapës finale të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

1955 – Zbulohet miniera e parë e diamantit në Bashkimin Sovjetik. Miniera, sot e mbyllur, ndodhet në Mirny, Siberi Lindore, Rusi

  • 1966 – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendos në ceshtjen Miranda v. Arizona se policia duhet të informoje të dyshuarit rreth të drejtave të tyre përpara se të pyeten.
  • 1967 – Presidenti i SHBA Lindon Xhonson cakton Thurgood Marshall si anëtarin e parë të zi të Gjykatës Supreme.
  • 1970 – “The Long and Winding Road” bëhet kënga e fundit nr.1 e Beatles.
  • 1999– Forcat e KFOR hynë në Gjakovën e okupuar dhe të masakruar nga sërbet më 13 Qershor.

Lindje

  • 1649 – Adrien Baillet, dijetar dhe kritik francez (v. 1706)
  • 1752 – Fanny Burney, romancier anglez (v. 1840)
  • 1773 – Thomas Young, shkencëtar anglez (v.1829)
  • 1865 – William Butler Yeats, shkrimtar irlandez, laureat i cmimit Nobel (v.1937)
  • 1870 – Jules Bordet, imunolog dhe mikrobiolog belg, laureat i cmimit Nobel (v.1961)
  • 1876 – William Sealey Gosset, kimist anglez, statisticien (v.1937)
  • 1884 – Etienne Gilson, filozof francez (v.1978)
  • 1887 – Bruno Frank, autor gjerman (v.1945)
  • 1888 – Fernando Pessoa, poet portugez (v 1935)
  • 1892 – Basil Rathbone, aktor anglez (v.1967)
  • 1893 – Dorothy L. Sayers, autor anglez (v.1957)
  • 1894 – Dr. Leo Kanner, mjek austro-amerikan (v 1981)
  • 1910 – Gonzalo Torrente Ballester, shkrimtar galician (v.1999)
  • 1911 – Luis Alvarez, mjek amerikan, laureat i cmimit Nobel (v.1988)
  • 1912 – Hector de Saint-Denys Garneau, poet franko-kanadez (v.1943)
  • 1923 – Mustafa Demiri, botanist i shquar shqiptar i shekullit të 20 (v.1985)
  • 1926 – Teki Kaltani, agronomë shqiptarë
  • 1928 – John Forbes Nash, matematikan amerikan, laureat i cmimit Nobel
  • 1945 – Whitley Strieber, autor amerikan
  • 1968 – Marcel Theroux, shkrimtar britanik

Vdekje

  • 1036 – Ali az-Zahir,kalif (l.1008)
  • 1236 – Shën Antoni , shenjtor (l.1196)
  • 1958 – Edwin Keppel Bennett, shkrimtar britanik (l. 1887)
  • 1965 – Martin Buber, filozof austriak (l. 1878)
  • 2005 – Álvaro Cunhal, shkrimtar dhe politikan portugez (l. 1913)
  • 2005 – David Diamond, kompozitor amerikan (l. 1915)
  • 2009 – Fathi Yakan, lider libanez dhe klerik islamik (l. 1933)
  • 2011 – Vehbi Skënderi – poet shqiptar (l. 1927)
Pin It