Kalendari historik: 13 qershor

13 Qershori është dita e 164-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 201 ditë.

 

313 – Dekreti i Milanos, nënshkruar nga Konstandini i Madh dhe bashkë-perandori Valerius Licinius, që u jep lirinë fetare të gjithë banorëve në Perandorinë Romake, shpallet në Nicomedia (sot Izmit, në veriperëndim të Anadollit).

1525 – Gjermani; prifti Martin Lutheri martohet me murgeshën Katharina von Bora, në kundërshtim me dekretin nga Kisha Katolike Romake që ndalonte martesat e priftërinjve dhe murgeshave. Çifti pati disa fëmijë dhe me vdekjen e Luterit, 1546, Katharina Bora u vu në krye të kishës protestante, e cila më pas do të quhej Luterane.

1774 – Amerikë; Rhode Island bëhet e para koloni britanike e Amerikës së Veriut që ndalon importimin e skllevërve dhe mbyll kufijtë për të penguar trafikimin e tyre.

1865 – Në Dublin, Irlandë, lindi William Butler Yeats – poezitë e para i botoi 19 vjeç; i bashkohet lëvizjes revolucionare Vllazëria Republikane Irlandeze. Në raportet e policisë më 1899, Yeats përshkruhet “pak a shumë revolucionar”. Më pas ai tërhiqet pas folklorit dhe përpiqet të bëjë atë që vëllezërit Grim bënë për gjermanët – mblodhi dhe botoi legjendat irlandeze.

1912 – SHBA; Federata Panshqiptare Vatra njihet zyrtarisht nga shtetit Masaçusets. Ky zhvillim e përfshin Vatrën në lëvizjen e rilindjes Kombëtare në rol kryesor gjatë etapës finale të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

1955 – Zbulohet miniera e parë e diamantit në Bashkimin Sovjetik. Miniera, sot e mbyllur, ndodhet në Mirny, Siberi Lindore, Rusi

1966 – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendos në ceshtjen Miranda v. Arizona se policia duhet të informoje të dyshuarit rreth të drejtave të tyre përpara se të pyeten.

1970 – “The Long and Winding Road” bëhet kënga e fundit nr.1 e Beatles.

Lindje

1649 – Adrien Baillet, dijetar dhe kritik francez (v. 1706)

1752 – Fanny Burney, romancier anglez (v. 1840)

1773 – Thomas Young, shkencëtar anglez (v.1829)

1865 – William Butler Yeats, shkrimtar irlandez, laureat i cmimit Nobel (v.1937)

1870 – Jules Bordet, imunolog dhe mikrobiolog belg, laureat i cmimit Nobel (v.1961)

1884 – Etienne Gilson, filozof francez (v.1978)

1887 – Bruno Frank, autor gjerman (v.1945)

1888 – Fernando Pessoa, poet portugez (v 1935)

1892 – Basil Rathbone, aktor anglez (v.1967)

1893 – Dorothy L. Sayers, autor anglez (v.1957)

1894 – Dr. Leo Kanner, mjek austro-amerikan (v 1981)

1910 – Gonzalo Torrente Ballester, shkrimtar galician (v.1999)

1911 – Luis Alvarez, mjek amerikan, laureat i cmimit Nobel (v.1988)

1912 – Hector de Saint-Denys Garneau, poet franko-kanadez (v.1943)

1923 – Mustafa Demiri, botanist i shquar shqiptar i shekullit të 20 (v.1985)

1926 – Teki Kaltani, agronomë shqiptarë

1928 – John Forbes Nash, matematikan amerikan, laureat i cmimit Nobel

1945 – Whitley Strieber, autor amerikan

1968 – Marcel Theroux, shkrimtar britanik

Vdekje

1036 – Ali az-Zahir, kalif (l.1008)

1236 – Shën Antoni , shenjtor (l.1196)

1958 – Edwin Keppel Bennett, shkrimtar britanik (l. 1887)

1965 – Martin Buber, filozof austriak (l. 1878)

2005 – Álvaro Cunhal, shkrimtar dhe politikan portugez (l. 1913)

2009 – Fathi Yakan, lider libanez dhe klerik islamik (l. 1933)

2011 – Vehbi Skënderi – poet shqiptar (l. 1927)

Pin It