Yndyrnat e shëndetshme që mund t’i hamë pa frikë

Jo sa herë themi yndyrë po themi kilogramë më shumë.  Yndyrnat janë absolutisht të domosdoshme për të qenë të bukur dhe të shëndetshëm. Ndihmojnë në mirëqenien e lëkurës, lubrifikojnë artikulacionet dhe mbrojnë membranat qelizore nga radikalët e lirë.

Ekzistojnë tre lloje yndyrnash:

Të ngopurat: të pranishme te ushqimet me origjinë shtazore, produktet e qumështit dhe vaji i arrës së kokosit. Në varësi të strukturës mund të jenë të dëmshme ose jo për shëndetin. 

Të pangopurat: të ashtuquajturat yndyrna “të shëndetshme”. 

Yndyrnat ‘trans’: janë yndyrna të pangopura të hidrogjenuara dhe lidhen me problemet kardiovaskulare. Janë të dëmshme për shëndetin dhe gjenden te brumërat industriale dhe ushqimet e përpunuara.

Yndyrnat e shëndetshme që duhet t’i përfshijmë patjetër në dietë janë ato të pangopurat, por nuk duhet të kalojnë më tepër se 15% të kalorive të përditshme:

1. Avokado. Shembulli perfekt se si një ushqim i pasur me yndyrna mund t’iu ndihmojë të bini në peshë. Rekomandohet të konsumohet gjysmë kokrre në ditë. 

2. Arra e kokosit. Ky ushqim nuk është frut, por një farë. Arra e kokosit përshpejton metabolizmin, redukton problemet kardiovaskulare dhe ka cilësi antivirale dhe antimikotike. Moda e fundit është përdorimi i vajit të arrës së kokosit për të hequr grimin. 

3. Ullinjtë. Burim vitamine E, riparon indin lidhor dhe sistemin e qarkullimit. Për më tepër, përmban skualen, një substancë që e bën lëkurën të lëmuar dhe stimulon sistemin imun.

4. Farat dhe frutat e thata. Përmbajnë sasi të mëdha lëndësh ushqyese.

Pin It