Parlamenti Evropian do të miratojë sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunaçek, për përparimin e Kosovës drejt BE-së.
Këtë e ka konfirmuar vetë Lunaçek, njëherësh edhe nënkryetare e Parlamentit Evropian. “Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian”, shprehet Lunaçek.
Sipas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE-së në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane.
Raporti do të shqyrtohet në mbrëmjen e të martës, dhe para raportit për Kosovë, do të shqyrtohet edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McAllister.