Përparimi I Kosovës drejt BE-së, Lunaçek jep një lajm të madh

Parlamenti Evropian do të miratojë sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunaçek, për përparimin e Kosovës drejt BE-së.

Këtë e ka konfirmuar  vetë Lunaçek, njëherësh edhe nënkryetare e Parlamentit Evropian. “Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian”, shprehet Lunaçek.

Sipas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE-së në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane.

Raporti do të shqyrtohet në mbrëmjen e të martës, dhe para raportit për Kosovë, do të shqyrtohet edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McAllister.

Pin It