Studimi i fundit: Kafja të zgjat jetën

 

Për kafenë është folur shumë, kjo pije ka qënë objekt debati shumë herë. Kafeina, është shkaktarja për rritjen e presionit të gjakut, shtimit të rrezikut për atak kardiak tek të rinjtë, pagjumësi etj.

Njëri prej dy studimeve të fundit ka marrë nën vëzhgim mbi 520.000 persona në 10 shtete europiane, çka e kthen në kërkimin më të madh të realizuar mbi kafenë e vdekshmërinë dhe përfundimi i tij ishte se pija, nga e cila shumëkush e ka te vështirë të heqë dorë, jo vetëm nuk ndikon për keq, por përkundrazi e rrit jetëgjatësinë.

Studimi i dyte ishte më i përmbledhur e u fokusua tek popullata jo e bardhë. Pasi mbikëqyrën më shumë se 185,000 Afrikano-amerikane, indianë të Amerikës, hauajane, latine dhe të bardhe, hartuesit e tij deklaruan se kafeja e zgjat jetën edhe mes racave të ndryshme.

Personat që pijnë dy deri në katër kafe në dite e kishin të reduktuar me 18% rrezikun e vdekjes krahasuar me ata që nuk e konsumojnë. “Të mos harrojmë”, thotë një nga autoret, Veronica Wendy Setiawan, “se ne vëzhguam njerëz me zakone dhe stile të ndryshme jetese, dhe përfundimi ishte i njëjtë”.

Është kafeja vetë që e ka këtë efekt, sipas kërkuesit tjetër, Marc Gunter dhe jo mënyra sesi përgatitet. Studimi tregon se kafeja përmban elemente me karakteristika neuroprotektive dhe anti-inflamatore të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e disa sëmundjeve siç është për shembull parkinsoni, ndërsa ndihmon nga ana tjetër dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Pin It