Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar, por mesdita sjell vranësira kalimtare në zonat malore veriore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjeist ndërsa nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlerat termike të mesditës.
Era do të vijojë të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në brigjet detare të mbetet problematik gjatë dhe pas mesditës.