Kalendari historik: 28 maj

28 Maji është dita e 148 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 217 ditë.

Ngjarje

1503 – Nënshkruhet “Traktati i Paqes së përhershme” midis Skocisë dhe Anglisë, i cili në fakt do të zgjaste vetëm 10 vjet.

1774 – Lufta Revolucionare Amerikane: mblidhet Kongresi Kontinental për herë të parë.

1830 -Presidenti amerikan Andrew Jackson nënshkruan Aktin indian të zhvendosjes nga vendbanimet dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan në këtë përiudhë kur mbi 70.000 indianë të Oklahomas u dërguan në troje të largta.

1892 – Në San Francisko, Kaliforni, avokati John Muir krijon Sierra Club. Ky grup i lidhur tradicionalisht me lëvizjen progresive, u bë organizatat e parë në botë për mbrojtjen e mjedisit, dhe aktualisht angazhohet në lobimin e politikanëve për promovimin e politikave të gjelbra.

1937 – Themelohet Volkswagen (VW), prodhuesi gjerman i automobilave. Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Aktualisht, motoja e kompanisë është “Das Auto” (Automobili). Më 1937, vetëm 1 në 50 gjermanë kishin makinë. Kjo gjendje u shfrytëzua nga Unioni i punëtorëve gjermanë për nxitjen e industrialistëve që të prodhonin një lloj makine financiarisht të përballueshme nga populli – kjo njëkohësisht do të krijonte edhe vendeve të reja pune.

1937 – Golden Gate Bridge në San Francisco, California, hapet zyrtarisht nga Presidenti Franklin D. Roosevelt në Washington, DC, i cili shtyp një buton dhe sinjalizon kështu fillimin e trafikut të makinave mbi urë.

1952 – Greqi, grave u jepet e drejta për të votuar.

1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Në vitin 1961, Benenson (hebre – britanik) u zemërua nga një lajm mbi dy studentë portugezë të dënuar me shtatë vjet burg vetëm se kishin ngritur një dolli për lirinë gjatë regjimit autokratik të Salazarit – në këtë frymë Benenson shkroi artikullin “Të burgosurit e Harruar” dhe ua dërgoi atë disa gazetave kryesore perëndimore.

1964 – Formohet Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me qëllim të krijimit të një shteti të pavarur të Palestinës. PLO u konsiderua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli si organizatë terroriste deri në Konferencën e Madridit në vitin 1991. Më 1993, PLO njohu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe, si dhe refuzoi dhunën dhe terrorizmin; në përgjigje, Izraeli e njohu zyrtarisht këtë organizatë si përfaqësuese të popullit palestinez.

1979 – Konstantin Karamanlis nënshkruan traktatin e plotë të anëtarësimit të Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian

1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vincit, Darka e Fundit, zbulohet përsëri për publikun.

2002 – NASA, Sonda amerikane Odyssey gjen shenja të depozitave të mëdha të akullit në planetin Mars.

2011 – Malta miraton të drejtën e divorcit.

2014 – Maya Angelou, një nga poetët më të njohur të Amerikës dhe autore vdiq këtë ditë, këtë vit, 86 vjeç;

 

Lindje

  • 1779 – Thomas Moore, letrar irlandez
  • 1810 – Alexandre Calame, piktor zvicrran
  • 1879 – Henri-Pierre Roché, letrar francez
  • 1925 – Bülent Ecevit, politikan turk
  • 1944 – Gladys Knight, aktore dhe këngëtare amerikane
  • 1944 – Rudolph Giuliani, politikan amerikan
  • 1968 – Kylie Minogue, aktore australiane
  • 1984 – Admir Kulović Kula, rok -këngëtar boshnjak

Vdekje

  • 1972 – Harry Truman, politikan amerikan
  • 1994 – Ely Zhak Kahn, Jr, shkrimtar amerikan (lindi më 1916)
  • 1998 – Phil Hartman, aktor kanadez, komedian (b. 1948)
  • 2001 – Ihsan Toptani, veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar.
  • 2001 – Joe Moakley, në ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga Masaçusets (lindi më 1927)
  • 2001 – Francis Bebey, muzikant Cameroonian dhe novelist freng (lindi më 1929)
  • 2002 – Jean Berger, kompozitor gjerman (lindi më 1909)
  • 2003 – Oleg Makarov, kozmonaut (b. 1933)
  • 2003 – Ilya Prigogine, fizikan dhe kimist rus, fitues i çmimit Nobel në Kimi (lindi më 1917)
  • 2003 – Martha Scott, aktore amerikane (lindi më 1912)
  • 2004 – Francis Brunn, (lindi më 1922)
  • 2006 – Thorleif Schjelderup, norvegjez (lindi më 1920)
  • 2007 – David Lane, nacionalist amerikan (lindi më 1938)
Pin It