Disa nga përdorimet te vajit te ullirit jashtë kuzhinës

 

Vaji i ullirit është detaji i cili u jep shijen magjike gatimeve të ndryshme. Ai gjithashtu shquhet për vetitë e tij kurative. Megjithatë, ky vaj i çmuar gjen edhe përdorime të tjera duke zëvendësuar shumë produkte të shtrenjta e me kimikate që ne blejmë në treg. Ja disa përdorime alternative që duhet t’i provoni:

  1. Si maskë flokësh:Nëse dëshironi flokë të gjatë e të dendur në vend të flokëve të brishtë e të thatë që keni, vaji i ullirit ju vjen në ndihmë më së miri. Ky vaj është i pasur me vitamina A dhe E, niacinë dhe biotinë duke ruajtur lagështinë në flokë dhe duke e mbajtur të butë dhe të shkrifët. Merrni gjysmë filxhani vaj ulliri ekstra të virgjër, ngroheni në mikrovalë dhe masazhojeni në skalpin e kokës. Lëreni për 10-30 minuta si trajtim me vaj të nxehtë. Lani flokët me shampo dhe do të keni rrënjë të forta e flokë me shkëlqim.
  2. Për parandalimin e akneve: Mund të duket e çuditshme sesi vaji i ullirit mund të trajtojë aknet dhe puçrrat të cilat shkaktohen nga papastërtitë në pore. Megjithatë, vitaminat dhe antioksidantët e pranishëm në këtë vaj largojnë papastërtitë që krijojnë akne. Përgatisni një skrab për masazhimin e fytyrës duke përzier 4 lugë gjelle kripë dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri. Vendoseni atë në fytyrë dhe fërkojeni butësisht për të larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë që mbyllin poret. Lëreni në fytyrë për 2 minuta në mënyrë që vaji të hidratojë dhe ushqejë lëkurën e saj. Lani fytyrën me një pastrues të butë dhe ujë të ngrohtë. Për rezultate më të mira bëjeni këtë çdo ditë për një javë dhe më pas bëjeni dy herë në javë.
  3. Për të hequr bojërat: Nëse ju ka rënë pak bojë në flokë teksa ishit duke lyer tavanin e shtëpisë, vaji i ullirit është zgjidhja. Thjesht merrni një copë pambuku, zhyteni në vaj dhe fërkoni bojën derisa të hiqet. Në të njëjtën mënyrë veproni edhe kur rimeli është ngjitur shumë pas qerpikëve tuaj.
  4. Si pastë rroje:Vaji i ullirit mund të zëvendësojë më së miri pastat dhe shkumat e rrojës e blera në treg. Ai është një alternativë më e mirë krahasuar me sapunin, i cili do të ashpërsojë lëkurën tuaj.
  5. Si pastrues make up-i: Pastrimi i makeup-it është esencial për të mbajtur një lëkurë të shëndetshme dhe pa akne. Vaji i ullirit është pastruesi ideal dhe ҫfarë është më e rëndësishmja natyral i make up-it. Ai përmban sasi të larta polifenolesh të shëndetshme për lëkurën, nxit rigjenerimin e qelizave dhe mbron kundra rrezeve të dëmshme UV. Merrni një pambuk të lyer me vaj ulliri dhe aplikojeni në lëkurën tuaj. Lëreni për 30 sekonda në mënyrë që përbërësit të ushqejnë lëkurën tuaj. Më pas pastroni yndyrën e tepërt nga lëkura.

Burimi:Living

 

Pin It