Si të qetësoni lëkuren tuaj pas pickimit të bletës

 

Jemi në stinën më të ngrohtë të vitit dhe është normale që ushqime si; bostani, shalqiri, akullorja e  pijet freskuese të jenë pjesë e konsumit tonë ditor. Ushqimet e përmendura më lart, provokojnë insektet dhe kryesisht grerëzat e bletët. Kjo mund  t’i shkaktojë secilit një incident të pakëndshëm me to. Pickimi i bletës shoqërohet me një ndjenjë therëse, skuqje të menjëhershme të vendit, mpirje dhe mavijosje të lëkurës, por edhe simptoma të njëjta me alergjinë si probleme në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës, takikardi. Por e dini cili është veprimi i parë që duhet të bëni kur ju pickon bleta? Në një enë shtoni një lugë gjelle me uthull molle dhe një lugë çaji me sodë buke, pastën e formuar vendoseni mbi lëkurë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Këta dy produkte kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti antiinflamatore dhe antioksidues që neutralizojnë përmbajtjen acide të helmit të bletës dhe qetësojnë lëkurën.

Burimi : Living

Pin It