Terapia e thumbit të bletës, shëruese e disa sëmundjeve

Terapia me anë të bletëve është pjesë e trajtimeve mjekësore alternative e cila përdor helmin e bletëve për të kuruar disa sëmundje si skleroza,artriti, tensioni i lartë i gjakut,variçet, sëmundjet e lëkurës si melanoma, disa sëmundje nervore etj.

Bletët sjellin të mira pafund, jo vetëm në mjalt por edhe në trajtimet mjekësore. Mund të duket e çuditshme por pickimi i bletëve ka shumë veti shëruese në disa sëmundje. Ky lloj trajtimi quhet “apiterapi” dhe përdor polenin, helmin e bletëve, peltet mbretërore si dhe mjaltin.

Procesi është i dhimbshëm, por mbështetësit e metodës shprehen se përfitimet janë të mëdha. Helmi që vjen nga thumbi i bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen. Trajtimi me anë të pickimit të bletëve  mund të shkaktojë skuqje, dhimbje, inflamacion dhe fryrje, por këto efekte tregojnë se terapia është duke funksionuar.

Për njerëzit që janë alergjikë ndaj pickimit të bletëve ndërmarrja e një procesi të tillë mund të shkaktojë pasoja të rënda, ndaj duhet të trajtohet sa më shpejt.

Kjo procedurë kryhet duke përdorur bletë të gjalla të cilat do ta lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit dhe koha më e mirë për helmin e bletës është në fund të pranverës dhe fillim të vjeshtës.

Burimi: Steth News

Pin It