Lulja e blirit, me aromë e veti shumë të mira shëndetësore

Pemët e blirit  janë mbase pemët me aromën më të këndshme gjatë kësaj periudhe. Lulet dhe gjethet e kësaj peme kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore që në lashtësi.

Përveç vetive qetësuese dhe si burimi plot nektar për bletët, lulet e pemës së blirit përdoren edhe për të përgatitur kurën natyrale që lufton migrenën dhe dhimbjen e kokës në përgjithësi.

Nëse jetoni afër pemëve të tilla mund të keni mundësinë për të mbledhur disa nga lulet e blirit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga vetitë e luleve të blirit është që ul presionin dhe inflamacionin e venave të gjakut. Kjo, duke parandaluar bllokimet e kapilarëve që rezultojnë në dhimbjet e kokës.

Kur kombinohen me mjaltin, i pasur me minerale që ndihmojnë qarkullimin e gjakut në tru, krijon një përbërje perfekte për luftimin e dhimbjeve të kokës.

Cilat janë vlerat e lules së blirit?

Lufton ankthin: Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit. Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor. Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

Neutralizon qelizat e dëmshme: Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin: Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi, së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja. Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.

Lufton të ftohtin dhe gripin: Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lufton dhimbjet: Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera. Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.

Përmirëson tretjen: Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë. AgroWeb.org ju tregon se përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit. Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre

Pin It