Kalendari historik: 31 maj

31 Maji është dita e 151-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 214 ditë.

Ngjarje

1578 – Mbreti Henry III vendos gurin e parë në themelin e urës Pont Neuf (Ura e Re), sot ura më e vjetër e Parisit, Francë.

1669 – Duke përmendur dobësimin e shikimit Samuel Pepys shkruan aktivitetet e fundit në ditarin e tij.

1790 –Për here të parë, Shtetet e Bashkuara miratojnë Aktin mbi të drejtën e autorit.

1813 – Në Australi, Lawson, Blaxland and Wentworth, arrijnë Malin Blaxland, duke shënuar kështu fundin e rrugës rreth Maleve të Kaltërta.

1910 – Krijimi i Unionit të Afrikës së Jugut

1911 – Nga Belfasti (Angli) nisi udhëtimin e parë e të fundit anija-legjendë, Titaniku, e cila u fundos pas përplasjes më nje shkëmb akulli gjigant gjatë këtij udhëtimi.

 

Lindje

1773 – Ludwig Tieck, shkrimtar gjerman (vdes më 1853)

1801 – Johann Georg Baiter, filologjist suedez (vdes më 1887)

1819 – Walt Whitman, poet amerikan (vdes më 1892)

1838 – Henry Sidgwick, filozof anglez (vdes më 1900)

1887 – Saint-John Perse, diplomate francez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi (vdes më 1975)

1892 – Konstantin Georgiyevich Paustovsky, shkrimtar rus (vdes më 1968)

1911 – Maurice Allais, ekonomist francez, fitues i Çmimit Nobel për ekonomi

1931 – John Robert Schrieffer, fizikan amerikan Çmimit Nobel për Fizikë

1948 – Svetlana Alexievich, shkrimtare bjelloruse, nobeliste

 

Vdekje

1567 – Guido de Bres, teolog belg (lindi më 1522)

1594 – Tintoretto, piktor italian (lindi më 1518)

1848 – Eugénie de Guérin, shkrimtar francez (lindi më 1805)

1908 – Louis-Honoré Fréchette, poet kanadezo-francez (lindi më 1839)

1957 – Leopold Staff, poet polak (lindi më 1878)

1960 – Willem Elsschot, shkrimtar flaman (lindi më 1882)

2006 – Raymond Davis Jr., fizikan amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë (lindi më 1914)

2006 – Lula Mae Hardaway, shkruese këngësh amerikane, nëna e këngëtarit Stevie Wonder (lindi më 1930)

Pin It