Kalendari historik: 31 maj

31 Maji është dita e 151-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 214 ditë.

Ngjarje

279 pes – Ramsei i madh, faraon i Egjiptit të lashtë, bëhet monarku i parë në histori që nënshkruan një traktat paqeje me armiqtë e tij, Hititët, duke u dhënë fund luftërave dhe armiqësive shumë veçare midis dy mbretërive. Hititët apo Hitejtë ishin njerëz me prejardhje të panjohur që flisnin gjuhë indo –evropiane. Ata kishin krijuar një perandori në Azinë e Vogël. Egjiptasit i quanin hitejtë, “dardny” (dardanë). Duket se dardanët ose ishin Hitej, ose fqinj të tyre, në Trojë. (Ancient Illyrian, Pashko Gjonaj, 2011). Gjarpri mitik “Ilyrjanka”, symbol a perëndi e hititëve ndihmon hipotezën e ilirëve në Azinë e Vogël. Ky argument mbështet idenë se rënia e Trojës në shek, XII pes, dhe shpërbërja e mbretërisë Hitite, përkon me vërshime njerëzish dhe me daljen e ilirëve në pjesën jug lindore të Evropës. Sipas mitologjisë, edhe Kadmus erdhi nga Azia e vogël, dhe një nga djemtë e tij quhej Ilir.

1578 – Mbreti Henry III vendos gurin e parë në themelin e urës Pont Neuf (Ura e Re), sot ura më e vjetër e Parisit, Francë.

1669 – Duke përmendur dobësimin e shikimit Samuel Pepys shkruan aktivitetet e fundit në ditarin e tij.

1759 – The Provinca e Pennsylvanisë i bllokon të gjitha prodhimet e teatrit.
1790 –Për here të parë, Shtetet e Bashkuara miratojnë Aktin mbi të drejtën e autorit.

1813 – Në Australi, Lawson, Blaxland and Wentworth, arrijnë Malin Blaxland, duke shënuar kështu fundin e rrugës rreth Maleve të Kaltërta.

 

1910 – Krijimi i Unionit të Afrikës së Jugut

1911 – Nga Belfasti (Angli) nisi udhëtimin e parë e të fundit anija-legjendë, Titaniku, e cila u fundos pas përplasjes më nje shkëmb akulli gjigant gjatë këtij udhëtimi.

 

1961 – Krijohet shteti i Afrikës së Jugut.

1795 – Revolucioni Francez: Gjykata Revolucionare pezullohet. Kjo ishte një gjykatë për shkelësit politikë, e krijuar nga udhëheqësit e Revolucionit Francez në vitin 1793, dhjetë ditë pas prerjes së kokës të mbretit Louigj XV. Gjykata u bë instrument efektiv i Mbretërimit të Terrorit. Leximi i akuzave, gjykimi dhe ekzekutimi kryheshin në të njëjtën ditë. Vetëm gjatë 50 ditëve nën drejtimin Robespierrit, gjykata dënoi me vdekje 1.376 persona, duke përfshirë mbretëreshën Marie Antoinette, si dhe vetë udhëheqësin e revolucionit, Danton.

1981 – Digjet e biblioteka Jaffna në Sri Lanka. Ky akt është një nga shembujt e dhunshme të biblioclasmisë etnike të shekullit të njëzetë . Djegia e bibliotekës Jaffna është ngjarja më e rëndësishme në luftën civile në Sri Lanka. Një turmë e organizuar me origjinë singaleze vërshoi në Bibliotekën Publike Jaffna  dhe i vuri zjarrin. Në atë kohë, biblioteka konsiderohej si nga më të mëdhatë në Azi, me rreth 1 milionë libra dhe dorëshkrime.

1985 – 41 tornado godasin Ohion, Pennsylvania, New York, dhe Ontarion, duke lënë 76 të vdekur.

1985 – Metilenedioksidmetamfetanina (MDMA)(e njohur si ekstazia) bëhet substancë e ndaluar në SHBA.

1987 – Athena 98.4 FM, radio stacioni i parë privat, fillon punën e tij në Greqi.

2004 – Vdiq Alberta Martin, 97 vjeç, e veja e fundit e një veterani të Luftës Civile amerikane (1861 -1865). Ajo ishte martuar  në vitin 1927 me William Martin (ish-ushtar i konfederatës) – në atë kohë Alberta ishte 21 vjeç dhe William 81.

Lindje

  • 1443 – Margaret Beaufort, nëna e Henry VII (vdes më 1509)
  • 1469 – Manuel I i Portugalisë (vdes më 1521)
  • 1535 – Alessandro Allori, piktor italian (vdes më 1607)
  • 1557 – Feodor I i Rusisë (vdes më 1598)
  • 1613 – John George II (vdes më 1680)
  • 1640 – Michał Wiśniowiecki, mbret i Polonisë (vdes më 1673)
  • 1656 – Marin Marais, kompozitor rancez (vdes më 1728)
  • 1753 – Pierre Victurnien Vergniaud, revolucionar francez (vdes më 1793)
  • 1754 – Andrea Appiani, piktor italian (vdes më 1817)
  • 1773 – Ludwig Tieck, shkrimtar gjerman (vdes më 1853)
  • 1801 – Johann Georg Baiter, filologjist suedez (vdes më 1887)
  • 1818 – John Albion Andrew, guvernatori i 25-të i Massachusettsit (vdes më 1867)
  • 1819 – Walt Whitman, poet amerikan (vdes më 1892)
  • 1835 – Hijikata Toshizō, lider ushtarak japonez (vdes më 1869)
  • 1838 – Henry Sidgwick, filozof anglez (vdes më 1900)
  • 1852 – Francisco Moreno, Eksplorues argjentinas (vdes më 1919)
  • 1857 – Papa Pius XI (vdes më 1939)
  • 1860 – Walter Sickert, piktor anglez (vdes më 1942)
  • 1863 – Francis Younghusband, eksplorues britanik (vdes më 1942)
  • 1872 – Heath Robinson, animator anglez (vdes më 1944)
  • 1882 – Sándor Graf Festetics, politikan hungarez (vdes më 1956)
  • 1883 – Lauri Kristian Relander, Presidenti i 2-të i Finlandës (vdes më 1942)
  • 1887 – Saint-John Perse, diplomate francez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi (vdes më 1975)
  • 1892 – Michel Kikoine, piktor bjellorus (vdes më 1968)
  • 1892 – Konstantin Georgiyevich Paustovsky, shkrimtar rus (vdes më 1968)
  • 1892 – Gregor Strasser, politikan nazist gjerman (vdes më 1934)
  • 1894 – Fred Allen, komik amerikan (vdes më 1956)
  • 1898 – Dr. Norman Vincent Peale, klerik amerikan (vdes më 1993)
  • 1901 – Alfredo Antonini, kompozitor dhe dirigjnent amerikan (vdes më 1983)
  • 1905 – Florence Desmond, aktore komike angleze (vdes më 1993)
  • 1908 – Don Ameche, aktor amerikan (vdes më 1993)
  • 1908 – Nils Poppe, aktor suedez (vdes më 2000)
  • 1911 – Maurice Allais, ekonomist francez, fitues i Çmimit Nobel për ekonomi
  • 1914 – Akira Ifukube, kompozitor japonez (vdes më 2006)
  • 1916 – Bert Haanstra, prodhues filmash holandez (vdes më 1997)
  • 1921 – Alida Valli, aktore italiane (vdes më 2006)
  • 1921 – Howard Reig, moderator amerikan i radios dhe televizionit (vdes më 2008)
  • 1922 – Denholm Elliott, aktor anglez (vdes më 1992)
  • 1923 – Rainier III Princi i Monakos (vdes më 2005)
  • 1930 – Clint Eastwood, regjisor dhe aktor amerikan
  • 1931 – John Robert Schrieffer, fizikan amerikan Çmimit Nobel për Fizikë
  • 1931 – Shirley Verrett, soprano amerikane
  • 1932 – Ed Lincoln, muzikant e producent brazilian
  • 1932 – Jay Miner, dizajner i mikroqipave (vdes më 1994)
  • 1935 – Jim Bolger, kryeministri i 35-të i Zelandës së Re
  • 1938 – Johnny Paycheck, këngëtar amerikan (vdes më 2003)
  • 1938 – Peter Yarrow, këngëtar popullor amerikan
  • 1939 – Terry Waite, bamirës britanik
  • 1941 – Louis J. Ignarro, farmacist amerikan, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi
  • 1943 – Sharon Gless, aktore amerikane
  • 1943 – Joe Namath, lojtar i futbollit amerikan
  • 1945 – Rainer Werner Fassbinder, regjisor gjerman (vdes më 1982)
  • 1945 – Bernard Goldberg, gazetar amerikan
  • 1946 – Ted Baehr, kritik amerikan
  • 1947 – Junior Campbell, muzikant britanik dhe autor këngësh
  • 1948 – Svetlana Alexievich, shkrimtare bjelloruse, nobeliste
  • 1948 – John Bonham, muzikant britanik (Led Zeppelin) (vdes më 1980)
  • 1948 – Duncan Hunter, politikan amerikan, kandidat për president më 2008
  • 1949 – Tom Berenger, aktor amerikan
  • 1949 – Nancy Shade, soprano amerikane
  • 1950 – Gregory Harrison, aktor amerikan
  • 1952 – Karl Bartos, muzikant gjerman (Kraftwerk, Electronic)
  • 1953 – Pirkka-Pekka Petelius, aktor finlandez
  • 1954 – Vicki Sue Robinson, këngëtare amerikane (vdes më 2000)
  • 1954 – Thomas Mavros, futbollist grek
  • 1956 – Fritz Hilpert, muzikant gjerman r (Kraftwerk)
  • 1959 – Andrea de Cesaris, pilot Italian i garave
  • 1960 – Greg C. Adams, lojtar kanadez i hokejit mbi akull
  • 1960 – Chris Elliott, komik amerikan
  • 1961 – Ray Cote, lojtar kanadez i hokejit mbi akull
  • 1961 – Lea Thompson, aktore amerikane
  • 1962 – Corey Hart, muzikant kanadez
  • 1962 – Sebastian Koch, aktor gjerman
  • 1963 – Hugh Dillon, muzikant dhe aktor kanadez
  • 1963 – Viktor Orbán, politikan hungarez
  • 1963 – Wesley Willis, muzikant amerikan (vdes më 2003)
  • 1964 – Leonard Asper, afarist kanadez
  • 1964 – Scotti Hill, kitarist amerikan
  • 1964 – Darryl McDaniels, muzikant amerikan (Run-D.M.C.)
  • 1965 – Brooke Shields, modele dhe aktore amerikane
  • 1966 – Jeremy Hotz, komik kanadez
  • 1966 – Nick Scotti, aktor dhe këngëtar amerikan
  • 1967 – Sandrine Bonnaire, aktore franceze
  • 1967 – Phil Keoghan, personalitet televiziv në Zelandën e Re
  • 1972 – Sarah Murdoch, modele australiane

 

Vdekje

  • 1410 – Mbreti Martin I i Aragonisë (lindi më 1356)
  • 1495 – Cecily Neville, nëna e Eduardit IV dhe Richardit III, (lindi më 1415)
  • 1558 – Philip Hoby, poltikan anglez (lindi më 1505)
  • 1567 – Guido de Bres, teolog belg (lindi më 1522)
  • 1594 – Tintoretto, piktor italian (lindi më 1518)
  • 1799 – Pierre Lemonnier, astronom francez (lindi më 1715)
  • 1809 – Joseph Haydn, kompozitor austriak (lindi më 1732)
  • 1809 – Jean Lannes, marshall francez (lindi më 1769)
  • 1831 – Samuel Bentham, inxhinier britanik (lindi më 1757)
  • 1832 – Évariste Galois, matematikan francez (lindi më 1811)
  • 1847 – Thomas Chalmers, pastor skocez (lindi më 1780)
  • 1848 – Eugénie de Guérin, shkrimtar francez (lindi më 1805)
  • 1908 – Louis-Honoré Fréchette, poet kanadezo-francez (lindi më 1839)
  • 1945 – Odilo Globocnik, nazist austriak (lindi më 1904)
  • 1957 – Leopold Staff, poet polak (lindi më 1878)
  • 1960 – Willem Elsschot, shkrimtar flaman (lindi më 1882)
  • 1960 – Walther Funk, lider nazist (lindi më 1890)
  • 1961 – Walter Little, politikan kanadez (lindi më 1877)
  • 1962 – Henry Fountain Ashurst, plitikan amerikan (lindi më 1874)
  • 1967 – Billy Strayhorn, kompozitor dhe pianist amerikan (lindi më 1915)
  • 1972 – Walter Freeman, mjek amerikan (lindi më 1895)
  • 1976 – Jacques Monod, biolog francez, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi (lindi më 1910)
  • 1977 – William Castle, regjisor amerikan (lindi më 1914)
  • 1978 – József Bozsik, futbollist hungarez (lindi më 1925)
  • 1983 – Jack Dempsey, bokser amerikan (lindi më 1895)
  • 1985 – Gaston Rébuffat, aslpinist legjendar francez (lindi më 1921)
  • 1986 – Jane Frank, artiste amerikane (lindi më 1918)
  • 1986 – James Rainwater, fizikan amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë (lindi më 1917)
  • 1987 – John Abraham (regjisor), regjisor indian
  • 1994 – Herva Nelli, soprano italiane (lindi më 1909)
  • 1926 – Petrit Gaçe, kirurg, pedagog, profesor shqiptarë
  • 1997 – James Bennett Griffin, arkeolog amerikan (lindi më 1905)
  • 1998 – Charles Van Acker, pilot belg i garave (lindi më 1912)
  • 2000 – Tito Puente, muzikant amerikan (lindi më 1923)
  • 2000 – Johnnie Taylor, këngëtar amerikan (lindi më 1938)
  • 2001 – Arlene Francis, personalitet televiziv (lindi më 1907)
  • 2004 – Robert Quine, kitarist amerikan (lindi më 1941)
  • 2004 – Étienne Roda-Gil, skenarist (lindi më 1941)
  • 2006 – Ryan Bennett, komentator (lindi më 1970)
  • 2006 – Miguel Berrocal, skulptor (lindi më 1933)
  • 2006 – Raymond Davis Jr., fizikan amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë (lindi më 1914)
  • 2006 – Lula Mae Hardaway, shkruese këngësh amerikane, nëna e këngëtarit Stevie Wonder (lindi më 1930)

Festa dhe përvjetore

  • Dita Botërore kundër duhanit (droges)
Pin It