Ibn Sina, themeluesi i mjekësisë moderne

Ebu Ali Hysejn ibn Abdullah ibn Sina i njohur ndryshe si Avicena, i lindur në Afsana afër Buharasë.jetoi gjatë periudhës 980-1037 dhe ishte një dijetar persian i njohur për filozofinë e tij dhe ekspertizën mjekësore. Ai  memorizoi Kuranin që në moshën dhjetë vjeçare dhe përfundoi studimet e tij të mjekësisë në moshën 21-vjeçare. Është cilësuar si “Babai i mjekësisë moderne”, “Bababi i farmaceutikës” dhe “Babai i Gjeologjisë” për shkak të kontributit të tij të paçmueshëm në këto fusha. Mëgjithatë fushat ku ka kontribuar janë të shumta ndër të cilat mund të përmendim mjekësinë, filozofinë, farmacinë, kiminë, astronominë, muzikën, fizikën, gjeologjinë, poezinë, psikologjinë, inxhinierinë etj.

Dy nga zbulimet e tij kryesore në fushën e mjekësisë janë: zbulimi i arsyes së gjakëderdhjeve dhe hemoragjive dhe diagnostikimi i sëmundjeve të ndryshme vetëm duke matur pulsin ose duke vëzhguar frymëmarrjen e pacientit. Në fushën farmaceutike kontribuai duke emërtuar rreth 700 lloje barnash mjekësore duke përshkruar cilësitë dhe vetitë e tyre kuruese. Ishte pioner në fushën e Neuropsikiatrisë. Ai ishte I pari që përshkroi gjendjet neuropsikiatrike të haluçinacioneve, anktheve, manisë, epilepsisë, paralizës etj. dhe përcaktoi metodat e trajtimit për secilën. Në fushën e astronomisë është i famshëm për kritikën e tij kundrejt teorisë së Aristotelit i cili thoshte se yjet e marrin dritën nga dielli, duke vërtetuar që në fakt yjet janë vetëndriçues. Ai gjithashtu vërtetoi se planeti Venus është më afër me Tokën sesa me Diellin. Në fushën e fizikës mund të përmendim zbulimin e barometrit, që lindi nga nevoja për të matur lidhjen midis të ftohtit dhe të nxehtit në ajër të thatë. Në fushën e kimisë përmendim hedhjen poshtë të degës së Alkimisë dhe katër nga veprat e tij me tematikë të njëjtë janë përkthyer edhe në Latinisht. Ndër të tjera ai zbuloi distilimin e avullit dhe gjithashtu ishte i pari që përkufizoi rolin e fenomeneve sedimentare dhe erozioneve në formimin e maleve.

Vepra e tij më e madhe është “Kanuni i Mjekësisë”, një enciklopedi mjekësore me pesë vëllime, i përfunduar në vitin 1025 dhe përkthyer në gjuhën Latine, Angleze, Hebraishte dhe Kineze. Gjithashtu i famshëm është dhe Libri i Shërimit, një enciklopedi me mbi 20 vëllime mbi shkencën dhe filozofinë.

 

Pin It