Përqafoni më shpesh, i bën mirë shëndetit

Përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë shpirtërisht. Studimet sugjerojnë se përqafimet mund të sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore duke filluar nga lehtësimi i stresit deri tek ulja e tensionit të gjakut.

1.Na bën të ndihemi më të sigurt

Përqafimet nuk na bashkojnë vetëm me njëri tjetrin, ato ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e oksitocinës, një substancë që forcon lidhjet mes njerëzve.Studimet kanë treguar se njerëzit ndihen më mirë dhe më të lidhur kur përqafohen shpesh.

2.Ul tensionin e lartë të gjakut

Përveçse siguron intimitetin, oksitocina shërben edhe për uljen e tensionit të gjakut.

3.Lehtëson stresin

Një tjetër arsye e vërtetuar shkencërisht se përqafimi nga nëna është i pakrahasuar. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Wisconsin-Madison kryen një eksperiment tek një grup vajzash të moshës 7-12 vjeç, të cilat i vendosën në situata stresuese iu kërkuan të mbanin fjalime ose të zgjidhnin probleme matematikore para një grupi njerëzish të panjohur. Ato që morën një përqafim ose telefonatë nga nënat e tyre pas asaj situate stresese që kaluan kishin nivele më të ulëta të hormonit kortizol të stresit.

4.Ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve

Gjatë një studimi të kryer në vitin 2014 nga Universiteti Carnegie Mellon, në SHBA hulumtuesit shkencorë zbuluan se njerëzit më pak të stresuar janë më pak të rrezikuar nga infeksionet, kur janë të ekspozuar ndaj një virusi gripal nëse e ndiejnë që kanë mbështetje sociale në jetën e tyre dhe marrin shpesh përqafime të ngrohta.

Pin It