Pse pickojnë mushkonjat, ja disa gjëra që nuk i dini për to

grg

Shumë prej nesh ndihen të shqetësuar nga pickimi i mushkonjave. Në fakt mushkonjat janë insekte të vogla të cilat ushqehen me gjakun e njeriut. Më të shumta janë gjatë verës, por nuk mungojnë as edhe në sezonin e vjeshtës.  Më poshtë do të gjeni disa fakte që mbase nuk i keni dëgjuar për mushkonjat.

1.Mushkonja është krijesa më e lehtë e planetit

Mushkonja është krijesa më e lehtë e planetit, por nëse marrim parasysh aftësinë e saj për të transmetuar sëmundjet infektive, sipas OBSH, është krijesa më vdekjeprurëse në planet. Shumë sëmundje, si edhet tropikale e deri tek  encefalit japoneze, të quajtura ndryshe “Arbovirosi”, transmetohen nëpërmjet mushkonjave. Ata që udhëtojnë në vende ku ka shumë mushkonja, duhet të jenë të kujdesshëm.

2.Kruajtja shkaktohet nga trupi ynë dhe jo nga pickimi

Kruajtja është forma më e dukshme që ne reagojmë ndaj pickimit të një mushkonje. Megjithatë, substanca që ajo injekton me pështymën e saj, nuk shkakton kruajtje, por është histamina e prodhuar nga trupi ynë. Pështyma shërben për të ndaluar mpiksjen e gjakut ndërkohë që ajo e thith. Kruajtja e shkaktuar nga pickimi është e kotë sepse ajo shërben për të shpërndarë më tepër pështymën e mushkonjës. Më mirë është që mbi lëkurë të vëmë diçka të ftohtë, që do të na qetësonte.

3.Ato na ndjejnë falë dioksidit të karbonit

Mënyra për të identifikuar pozicionin tonë është dioksidi i karbonit që emetojmë nga frymëmarrja dhe lëkura. Rezulton e pamundur që në të bëhemi të “padukshme” për mushkonjat, sepse nuk mund të reshtim së prodhuari dioksid karboni nga trupi ynë, por disa persona janë më tërheqës për ato sepse prodhojnë më shumë për shkak të metabolizmit. Në veçanti ato kërkojnë njerëzit që janë mbipeshë dhe gratë shtatzëna, që kanë një metabolizëm më të ndryshëm nga të tjerët.

4.Njerëzit me grupin 0 pickohen më shumë

Disa studime shkencore, kanë treguar se mushkonjat kanë një predispozitë ndaj metabolizmit me grupet e ndryshme të gjakut. Nuk e dimë motivin, por njerëzit me grup gjaku 0, janë më të sulmuar prej tyre, të ndjekur nga njerëzit me grupin B, më pas AB dhe A. Për fat të keq, nuk mund të bëhet gjë për të ndryshuar këtë situatë, por nëse jeni grupi 0, duhet të vuani nga sulmi i mushkonjave.

5.Ka Produktet anti-mushkonjë

Përtej sprajteve të neveritshme, të cilat përmbajnë produkte që janë në gjendje për të larguar mushkonjat, ka një numër të ushqimeve që mund t’i mbajnë ato larg dhe të na lejojnë të jetojmë në paqe. Në mesin e tyre janë karotat dhe specat djegës, të cilat me substancat që prodhojnë, duket se kanë efektin t’i mbajnë mushkonjat larg nesh. Edhe një hudhër e papërpunuar, ju bën plotësisht të padëshirueshëm për mushkonjat, por problemi është se hudhra ju bën jotërheqës edhe për ndonjë person tjetër.

6.Ekzistojnë vende pa mushkonja

Mund të duket e pamundur, por në botë ekzistojnë vende ku nuk ka mushkonja. Motivi duket se ka lidhje me të ftohtin. Nëse doni të jetoni në vende ku nuk ka mushkonja, duhet të shkoni në ishujt Faroe apo në Islandë.

 

Pin It