Studim: Duhet të shtoni kripë në kafenë tuaj

5688582-kaffe

 

Duket e çuditshme, por në fakt është i vlefshëm. Kripa nuk do të shtojë kaloritë, siç e bën sheqeri, apo kremi në kafe, por do të zbusë shijen e hidhur të kafesë.

Nuk po flasim për të hedhur shumë kripë në kafe, vetëm disa grimca.
Ju mund ta shtoni edhe te kafeja e bluar, para se ta përgatisni një filxhan kafeje, ose ta përzieni në një filxhan në vend të sheqerit, pasi është zierë.

Kripa vërtet ia heq hidhësinë që e karakterizon kafen, ndërsa shija e kripës pothuajse nuk ndihet fare.
Edhe “Specialty Coffee Association of America” në Amerikë, e trajton hidhësinë e kafesë si një defekt, duke e përshkruar atë si “kaustike”, “fenolike” dhe “alkaline”.

Ky marifet funksionon, sepse kripa e zakonshme është klorur natriumi, dhe kur e përzien në një tretësirë ujore çliron jone natriumi.
Sipas një studimi të publikuar te “Nature”, këto jone e shuajnë shijen e hidhur, duke nxjerrë në pah shijen e kafesë.

Sigurisht, nëse ju nuk duhet të merrni kripë në dietën tuaj, ky marifet nuk vlen. Ndaj ju duhet ta pini kafenë shqeto.

Pin It