Regjisori Duni rikthen në skenë aktorin Reshat Arbana në veprën “Babai”

Regjisori Spiro Duni rikthen aktorin Reshat Arbana në veprën “Babai”,  që po shfaqjet për publikun në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit.

Kjo vepër e shkruar nga autori i njohur Florian Zeller nën regjinë e Spiro Dunit është shfaqur me sukses dhe në skenat e botës, dhe për teatrin e Elbasanit premton të jetë shfaqja më e bukur këto vitet e fundit.

Premiera “Babai” erdhi për artdashësit në 11 nëntor në interpretimin e aktorëve Reshat Arbana në rolin kryesor të babit, Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi si dhe Elia Zaharia.

Regjisori Spiro Duni u shpreh për veprën se,”kjo është komedi e trisht sepse ka të bëj me një problem familjar ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijën apo në azil,prandaj kontributi ynë në këtë shfaqje është të shpresojmë të krijojmë një impakt të madh emocional dhe kryesorja sensibilizimin e njerëzve për këtë moshë”,u shpreh regjisori Duni.

Vepra “Babai” është një temë ndërkombëtare, që është sensibilizimi ndaj moshës së tretë dhe ndaj sëmundjes së alzheimerit , si dhe marrëdhënia baba dhe bijë.Kjo vepër është një subjekt real i ditëve tona, ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijën apo në azil.

Shfaqja ”Babai” do të vazhdoj për publikun deri më 19 nëntor.

Në muajin dhjetor vepra do të vijë dhe në skenën e teatrit në Tiranë, sepse është kjo vepër është bashkëpunim  i teatrit “Skampa” me Teatrin Kombëtar si dhe Ambasadën Franceze.  /ATA/

Pin It