
Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore si dhe reshje të izoluara dëbore në ekstremet Veri-Verilindje. Pasditja do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë në të gjithë vendin; kushte që vijojnë dominante edhe gjatë natës.
					

