Besimi, dituritë, dashuria…

Qeniet njerëzore janë krijesa që mund të demostrojnë një qëndrim në një rreze aq të gjerë sa që ata mund të zotërojnë cilësitë e zvetënuara pranë meritave të tyre dhe mund të tundohen lehtë nga e keqja, sido që kanë në vetvete virtyte të larta. Besimi, dituritë, dashuria dhe kënaqësitë shpirtërore janë, në të njëjtën mënyrë si zemra, pjesa më e rëndësishme e jetës së tyre, dashuria për të tjerët, përkrahja e gjithsecilit, duke jetuar me ndjenjat e mirësjelljes dhe duke i mbajtur të tjerët në jetë në të njëjtën rrugë, ky është qëllimi i fundit i jetës së tyre. Mënjanimi i së keqes me mirësinë, etja për dashurinë dhe të qenët në një përpjekje të vazhdueshme kundër ndjenjave të armiqësisë, janë si ëmbëlsira për ata, si një pëshpëritje për shpirtrat e tyre.

Të duash dhe të kujdesesh për ata që ruajnë dhe përmirësojnë natyrën e tyre njerëzore, do të thotë t’u japësh meritat që u takojnë. Dhe për ta plotësuar, ata duhet të tregojnë një dashuri dhe simpati të tillë që të mund të shpëtojnë nga pushteti i ndjenjave dhe pasioneve të tyre të errëta. Një qëndrim i tillë është shprehje e kujdesit për krijesat njerëzore, të cilat Zoti i krijoi si të denjë për respekt… dhe krijesa njerëzore është një entitet i krijuar për të qenë një qenie e dashur.

Pin It