Dita Botërore e Shëndetit Oral, ASHR dhe ISHP aktivitet sensibilizues me fëmijët

Dita Botërore  e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata  Dentare Botërore, organizohet çdo vit në 20 mars. Kjo ditë synon  të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Higjiena e mirë e gojës  është shumë e rëndësishme  sepse favorizon një shëndet të mirë.

Në kuadër të kësaj dite, specialistët e promocionit nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal (ASHR) dhe Instituti Shëndetit Publik (ISHP)  zhvilluan një aktivitet sensibilizues me fëmijët e kopshtit Nr.17 në Tiranë. Gjatë takimit fëmijët u njohën me rëndësinë që ka për shëndetin higjiena e mirë e gojës, faktorët që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve si dhe u demonstruan hapat për larjen e duhur të gojës. Në fund për të vegjlit u shfaq një film i cili tregonte në mënyrë të përmbledhur sesi dhëmbët tanë dëmtohen nga konsumi i ëmbëlsirave dhe pijeve me gaz. /ATA/

Pin It