Sfidat e komunikimit dhe neurolinguistika

Në studion e ‘Spektrum Jetësor’ ishim me specialisten e komunikimit Voltiza Prendi.

Folëm për ‘Sfidat e komunikimit në ditët e sotme duke u fokusuar te psikologjia pozitive, neurolinguistika’.

Specialistja e komunikimit na tha se rëndësia e komunikimit qëndron në potencialin e asaj që komunikohet ku përmes fjalës jo vetëm shkëmbehet informacion, por gjithashtu edhe emocione dhe mund të ndikojë tek sjellja dhe personaliteti i individit.

Personaliteti formësohet qysh në fazat më të hershme të qenies njerëzore dhe në këtë proces rëndësi në formësim ka makromjedisi, i përbërë nga disa mikromjedise, në
vitet e para të jetës së individit. Dallohen tri mikromjedise, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek formimi i personalitetit:

I. Mikromjedisi familjar;
II. Mikromjedisi edukativ/arsimor;
III. Mikromjedisi i grupit shoqëror.

Më tej e ftuara tregoi për eksperiencën e saj gjatë viteve të punës si specialiste e komunikimit dhe lektore.

Tha se shpesh e ka bazuar ligjërimin drejt psikologjisë pozitive, ndërtuar mbi silogjizmin “Nëse është e mundur atëherë merren rezultate/suksesi”. Premisa e këtij silogjizmi është “nëse është e mundur” dhe logjika thotë se është e mundur derisa është faktuar si e tillë, pasi dikush tjetër ka treguar se është e realizueshme.

Atëherë nëse dikush tjetër e ka kryer një gjë të tillë, atëherë është e mundur. Megjithatë, premisa e dytë na thotë se edhe nëse deri më tani nuk është provuar si element i
mundshëm, njerëzimi ka ecur përpara duke bërë të pamundurat të mundurat.

Pra, premisat dhe analiza logjike na tregojnë se nëse kemi vizionin, vullnetin dhe dëshirën e mirë për të arritur rezultatet e synuara, atëherë suksesi është i garantuar.

https://soundcloud.com/spektrum-group/sfidat-e-komunikimit-dhe-neurolinguistika

 

 

 

Pin It