1791 – Charlestown, Massachusetts lindi Samuel Morse, shpikës dhe piktor. Edhe pse Morse nuk shpiku telegrafin dhe nuk krijoi i vetëm kodin Morse, ai ishte padyshim nxitësi më i madh telegrafisë, duke realizuar zhvillimin e saj të shpejtë dhe përhapjen në të gjithë botën. Morse vdiq nga pneumonia në Nju Jork më 2 prill 1872. Në fund të jetës, ai e ndau pasurinë e tij nëpërmjet granteve për kolegje, mes organizatave bamirëse dhe artistëve
1810 – Beethoven kompozon pjesë të tij të famshme për piano, Fur Elise (Për Elisen). Titulli vjen nga një dorëshkrim i Beethovenit kushtuar Elises; dorëshkrimi ka humbur – duke ndezur interesin për të mësuar se kush mund të ketë qenë “Elise”. Ka shumë teori, duke filluar nga keqleximi i dorëshkrimit deri tek idea se Beethoven mund të ketë njohur vajzën me emrin Elise. Muzika me nostalgji, shpresë, dëshprim njëherësh – lënë të kuptohet se me Fur Elise, kompozitori kujton të dashurën që e kishte humbur.
Lindje
- 1820 – Herbert Spencer, filozof dhe shkrimtar anglez
- 1822 – Ulysses Grant, kryetar i 18 SHBA ve (vdiq më 1885)
- 1935 – Nico Perrone, shkrimtar dhe gazetar italian
- 1937 – Ismet Peja, këngëtar shqiptar
- 1949 – Aleksandër Lalo, kompozitor shqiptar
- 1955 – Eric E. Schmidt, biznesmen amerikan
- 1986 – Elena Risteska, këngëtare maqedonase
Vdekje
- 1521 – Ferdinand Magelani, eksplorues portugez (lindi më 1480)
- 1605 – Papa Leo XI (lindi më 1535)
- 1982 – Skënder Petro Luarasi, shkrimtar shqiptar
Festa dhe përvjetore
- Dita Kombëtare e të Pagjeturve
- Republika Jugafrikane – Dita e lirisë
- Siera Leone – Festa e pavarësisë
- Togo – Festa e pavarësisë