Kalendari historik: 27 prill

1791 – Charlestown, Massachusetts lindi Samuel Morse, shpikës dhe piktor. Edhe pse Morse nuk shpiku telegrafin dhe nuk krijoi i vetëm kodin Morse, ai ishte padyshim nxitësi më i madh telegrafisë, duke realizuar zhvillimin e saj të shpejtë dhe përhapjen në të gjithë botën. Morse vdiq nga pneumonia në Nju Jork më 2 prill 1872. Në fund të jetës, ai e ndau pasurinë e tij nëpërmjet granteve për kolegje, mes organizatave bamirëse dhe artistëve

1810 – Beethoven kompozon pjesë të tij të famshme për piano, Fur Elise (Për Elisen). Titulli vjen nga një dorëshkrim i Beethovenit kushtuar Elises; dorëshkrimi ka humbur – duke ndezur interesin për të mësuar se kush mund të ketë qenë “Elise”. Ka shumë teori, duke filluar nga keqleximi i dorëshkrimit deri tek idea se Beethoven mund të ketë njohur vajzën me emrin Elise. Muzika me nostalgji, shpresë, dëshprim njëherësh – lënë të kuptohet se me Fur Elise, kompozitori kujton të dashurën që e kishte humbur.

Lindje

  • 1820 – Herbert Spencer, filozof dhe shkrimtar anglez
  • 1822 – Ulysses Grant, kryetar i 18 SHBA ve (vdiq më 1885)
  • 1935 – Nico Perrone, shkrimtar dhe gazetar italian
  • 1937 – Ismet Peja, këngëtar shqiptar
  • 1949 – Aleksandër Lalo, kompozitor shqiptar
  • 1955 – Eric E. Schmidt, biznesmen amerikan
  • 1986 – Elena Risteska, këngëtare maqedonase

Vdekje

  • 1521 – Ferdinand Magelani, eksplorues portugez (lindi më 1480)
  • 1605 – Papa Leo XI (lindi më 1535)
  • 1982 – Skënder Petro Luarasi, shkrimtar shqiptar

Festa dhe përvjetore

  • Dita Kombëtare e të Pagjeturve
  • Republika Jugafrikane – Dita e lirisë
  • Siera Leone – Festa e pavarësisë
  • Togo – Festa e pavarësisë
Pin It