Mahnituni me kapacitetin e trurit njerëzor

 

truri

Truri i njeriut me të vërtet është mahnitës, ai  mund të mbajë 10 herë më shumë kujtime sesa mendohej deri tani. Sipas përfundimit të  një studimi të kryer  nga “Salk Institute”, “çelësi” i këtij kapaciteti është te sinapset, lidhjet neurologjike përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Sipas studiuesve, çdo sinaps mund të mbajë 4.7 bit informacion. Kjo do të thotë se një tru njerëzor e ka kapacitetin 1 petabit ,një sasi e cila është e barabartë me 20 milionë rafte të mbushura me dosje të shkruara.

Zbulimi i kapacitetit  që ka truri njerëzor për të ruajtur informacion erdhi gjatë ndërtimit në 3D të një modeli të trurit të minjve, i cili përdoret për qëllime studimi për shkak të ngjashmërisë mes tyre.

Pin It