Truri, organ që të mahnit!

Trurit të njeriut nuk i mbaron kurrë memoria. Truri i një njeriu të rritur është si një sfungjer thithës dhe supozohet se ai duhet të jetë në gjendje për të regjistruar fakte dhe përvoja të reja pafundësisht.

Neuroshkencëtarët janë përpjekur gjatë për të matur vëllimin tonë maksimal mendor. Megjithatë, çdo përpjekje për të llogaritur kapacitetin e kujtesës ka rezultuar befasuese në aftësitë njohëse të individëve të përkushtuar dhe atyre me një tru atipik.

Shumë prej nesh luftojnë për të memorizuar një numër telefoni. Po një numër me 67.980 shifra? Një student 24-vjeçar në Kinë e ka memorizuar për 24 orë vargun e këtyre numrave gjatë, duke thyer rekord botëror.

Dijetarët kanë zbuluar aftësi edhe më të mahnitshme të trurit tonë në lidhje me emrat dhe datat për detajet e skenave komplekse vizuale. Ka raste të rralla, ku aksidentet kanë shkaktuar fitimin e “Sindromit të dijetarit”.

Memoria e trurit

Në një nivel të matshëm, kapaciteti ynë i kujtesës duhet të ketë disa baza në fiziologjinë e trurit. Një metrikë e papërpunuar, por ndoshta e dobishme në këtë drejtim tregon se janë afërsisht 100 miliard neurone që përbëjnë trurin tonë. Vetëm rreth një miliard prej tyre luajnë rol në ruajtjen e kujtesës afatgjatë,- ato janë quajtur qelizat piramidale. Nëse supozojmë se një neuron mund të mbajë një “njësi” të vetme të kujtesës, atëherë truri ynë do të tejmbushej. “Nëse kemi aq kujtime sa sasia e neuroneve atëherë do të ishim jashtë orbite”, thotë Paul Reber, një profesor i psikologjisë në Universitetin Northwestern.

Shkencëtarët besojnë se kujtimet formojnë një lidhje ndërmjet neuroneve dhe gjithë rrjeteve nervore. Çdo shtesë neuroni lidhet si një linjë treni nga një qendër udhëtarësh, me rreth një mijë qeliza të tjera nervore. Kjo arkitekturë, mendohet, se krijon elementet e kujtimeve në rrjetin nervor. Reber e quan këtë një “memorizues potencial” i cili është i barabartë më një “petabyte”. Një petabytë është i barasvlershëm me një kartë memorie mp3 e cila ka regjistruar për rreth 2000 vjet. Mjafton të themi se truri ynë disponon tone e tonelata hapësirë.

Pin It