I bekuar me përmendje në Kur’an

Nga mënyrat më të larta me anë të të cilave Allahu i Madhëruar e dalloi profetin e tij të shenjtë (s.a.s.), është përmendja e tij nga Allahu në Kur’an me shumicën e gjymtyrëve dhe pjesëve të trupit të tij (s.a.s.). Nuk ekziston ndonjë engjëll i afërt apo profet i dërguar të cilin Allahu e përgëzoi dhe lavdëroi me përmendjen e gjymtyrëve dhe cilësive të tij në këtë mënyrë të detajuar.

Zoti ynë përmend fytyrën fisnike të Muhamedit (s.a.s.) në Librin e Tij të Dashur (Kur’anin) dhe thotë: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin (fytyrës) nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!” (El-Bekare:144), duke përfshirë në kontekst një lavdërim të madh përtej përmendjes së fytyrës, synimi i të cilit (lavdërimit) është se vetëm me drejtimin e shikimit, pra fytyrës së tij fisnike, Allahu i dha atij atë që dëshironte pa as më të voglën pyetje dhe pa asnjë fjalë të nxjerrë nga goja e tij (s.a.s.) dhe bereqeti i fytyrës së tij në kthimin e saj ishte për të realizuese e dëshirës së tij.

Dhe fytyra e Muhamedit (s.a.s.) është përmendur në disa versete Kur’anore të tjera si: “Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!” (El-Bekare:144), “Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë.” (El-Bekare:149), “Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: Unë (fytyra ime) i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua” (Al ‘Imran:20), “Dhe (më është thënë): Bëhu (drejtoje fytyrën tënde) i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët” (Junus:105), “Drejtohu (me fytyrën tënde) ti me përkushtim në fenë e drejtë” (Er-rum:43).

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It