Islami nuk i lë vend racizmit…

Predikimi i fundit i Profetit Muhamed (s.a.s) në malin e Arafatit, në vitin 632, është ndoshta manifestimi më i qartë i qëndrimit të tij kundër racizmit. Në predikimin e tij, Ai (s.a.s) deklaroi se “arabi nuk ka epërsi ndaj jo-arabit, dhe as jo-arabi ndaj arabit…i bardhi nuk ka epërsi ndaj të ziut, dhe as i ziu ndaj të bardhit, përveçse në devotshmëri dhe vepra të mira.” Predikimi i lamtumirës është një çast kulmor në jetën e Profetit tonë të nderuar (s.a.s). Ai sfidoi një popullsi të përçarë që ishte vazhdimisht e angazhuar në luftë, duke u bërë thirrje njerëzve që të bashkoheshin nën parullën e humanizmit. Duke e distancuar veten nga prirjet për t’i kategorizuar të tjerët bazuar në etninë e tyre, Profeti u pararendi fjalëve të Martin Luterkingut, që në fjalimin e titulluar “Unë kam një ëndërr”, kërkoi që afrikano-amerikanët të mos gjykoheshin nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre.

Hz.Bilal (r.a), të cilin muslimanët e thërrisnin “mjeshtër”, për shkak të dijes dhe mirësisë së tij, u bë muezini i Profetit, që do të thotë se ishte përgjegjës për thirrjen e muslimanëve në falje, pesë herë në ditë. Duke zgjedhur Bilalin për këtë detyre fisnike, Muhamedi tregoi se izolimi social dhe nënshtrimi i bazuar në ngjyrën e lëkurës, nuk duhet të pranohet në një shoqëri islame.

Pin It