Shpiken syzet inteligjente që identifikojnë kriminelët në Kinë

Policia në Kina tashmë do të përdorë syzet inteligjente dhe do të arrestojë çdo kriminel apo të kërkuar.

Sipas njoftimeve nga mdiat lokale, syzet janë testuar në stacionet e trenit dhe do të përdoren për të skanuar udhëtarët gjatë Vitit të RI Hënor ku në Kinë priten mijëra vizitorë.

Syzet e zeza kanë aftësinë për të identifikuar kriminelët përmes skanimit të fytyrës së tyre. Deri tani janë arrestuar 7 persona që dyshohet të jetë në kërkim dhe 26 të tjerë që kanë udhëtuar me identitet të rremë.

Syzet e diellit janë prodhimi më i fundit i teknologjisë në Kinë. Në vitet e fundit Kina ka derdhur shumë burime për të zhvilluar inteligjencën artificiale që identifikon personat.

Pin It